osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erdogan jep lajmin e madh: Turqia zbulon “thesarin e madh” në Detin e Zi! Presidenti tregon çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Erdogan jep lajmin e madh: Turqia zbulon “thesarin e madh” në Detin e Zi! Presidenti tregon çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë, ndërkaq Erdogan tha se ka gjasa që në këtë rajon të zbulohet edhe më shumë gaz.

“Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një ngjarjeje në provincën Zonguldak.

Vitin e kaluar, Turqia zbuloi 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në fushën Sakarya.

Ankaraja synojnë që të nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri më 2023. Erdogan tha sa për ta arritur këtë synim do të punohet “ditë e natë”.

Tubacioni, që shtrihet të paktën 160 kilometra, do të duhet të lidhet me rrjetin kryesor dhe Ankaraja duhet që të ndërtojë një stacion brenda dy vjetësh.

Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Vitin e kaluar, Turqia ka importuar 48.1 miliardë metër kubikë gaz, që është 6 për qind më shumë se viti paraprak. Një e treta e këtyre furnizimeve erdhi nga Rusia.

Turqia po ashtu ka kryer ekspedita për zbulim të naftës dhe gazit në Mesdhe, por operacionet në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.