42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.
Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.
Kujtomë se 42-vjeçari u gjet me plagë të shumta mëngjesin e 16 korrikut në Tiranë.
Kaso foli në Instagram me një vajzë, e cila bashkëjetonte me Bajram Gjeleshin.
Pas disa komunikimesh lanë takim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, por në vendin e takimit, Kasos nuk i doli vajza po Bajram Gjeleshi që e dhunoi.
Policia e kanë shpallur në kërkim Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.