osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erdhi fundi! SHBA sjell dosjen “Basha”, fundoset kreu i PD-së?

Erdhi fundi! SHBA sjell dosjen “Basha”, fundoset kreu i PD-së?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dyshohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë të regjistruar në parajsa fiskale.

Pas publikimit të skandalit në media, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi  se ka nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.

Mësohet se në qendër të hetimit të Prokurorisë shqiptare është burimi i 625 mijë eurove që janë paguar për dy kompanitë amerikane “Biniatta Trade LP’ dhe “Stonington Strategies”.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria shqipare i është drejtuar me anë të një letër-porosie SHBA-së, në lidhje me  kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.

Burime  zyrtare  thanë për CNA.al, se brenda këtyre dy javëve pritet që të mbërrijë nga SHBA në Shqipëri, dosja “Basha”.

Departameti i drejtësisë në SHBA ka gati përgjigjen për letër porosinë  e nisur nga prokuroria shqiptare për lobimet e PD –së, në lidhje me  skandalin e  financimit  në fushatën zgjedhore.

Ardhja e dosjes “Basha” në Shqipëri mbi  super-skandalin financiar pritet të trondisë skenën politike.

Për  herë të parë mund të zbardhen financimet që kanë kaluar nëpërmjet kompanive ruse në offshore.

Kujtojmë se hetimet nga Prokuroria nisën pasi dyshohet se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, gjë që ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave./CNA.al