osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erblira Bici: Ambicia ime të fitoj Champions-in në volejboll, Kombëtarja Shqiptare zgjedhje e vetme dhe e panegociueshme

Erblira Bici: Ambicia ime të fitoj Champions-in në volejboll, Kombëtarja Shqiptare zgjedhje e vetme dhe e panegociueshme

Ajo është një krenari e sportit shqiptar dhe ambasadorja më e mirë e sportit shqiptar në botë. Bëhet fjalë për Erblira Bicin, e cila është volejbolliste elitare dhe pjesë e një prej kampionateve më të forta të volejbollit në botë. Ajo ia ka dalë me sukses, falë punës dhe talentit të saj, të shkëlqejë në Serinë A1 të volejbollit të femrave në Itali, duke luajtur me yjet e volejbollit italian dhe atij botëror.

Ky sukses i madh dhe i pashoq, vjen nga një volejbolliste e dalë nga Shqipëria dhe që ka luajtur në kampionatin shqiptar, çka tregon se Shqipëria ka talente të mëdha në volejboll, të afta të luajnë me më të mirat e globit. E gjendur në radhët e Igor Novara Volejit, Bici po shkruan histori në karrierën e saj.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, volejbollistja brilante e Shqipërisë rrëfen punën dhe përkushtimin me skuadrën e saj, arritjet, emocionet, spektaklin, por njëherësh jep mendimet e saj për zhvillimet në volejbollin shqiptar apo dhe apelimin që vajzat me talent në këtë sport ta provojnë veten në kampionate të forta jashtë vendit.

Kush është Erblira Bici?

Datëlindja: 27.06.1995

Vendlindja: Gramsh

Shtatlartësia: 185 cm

Kombëtarja: Shqiptare

Ekipi aktual: Igor Novara Volej

Numri i fanellës: 13

Karriera sportive:

2013-2016 – Fituese e të gjitha kupave dhe kampionatit me ekipin e Barleti Volej

2015 – Sportistja e vitit në volejboll nga KOKSH-i

2017 – Volejbollistja më e mirë e vitit 2017

2018 – Volejbollistja më e mirë e vitit 2018

2018 – Lojtarja e Vitit në provincën e Piemontes

2018 – Vendi i dytë në Kupën e Italisë A2

2018 – Fituesja e “New Entry” tek “Albanian Sports Ambassador”

2019 – Fituese e Kupës së Italisë në Serinë A1

– Çfarë e bën të veçantë kampionatin elitar të volejbollit italian nga ai shqiptar përveç cilësisë së garës dhe sportisteve? Përtej modestisë, çfarë note (vlerësimi) do t’i vinit vetes në radhët e Igor Novara Volejit?

– Pa dashur të ul volejbollin shqiptar, kampionati italian, sidomos Seria A1, është ndër kampionatet më të fortë në botë, pa lënë pa përmendur dhe kampionatin turk, i cili ka gjithashtu cilësi të lartë. Mendoj se çdo gjë është profesioniste, nga mënyra se si është organizuar kampionati, ndeshjet, marketingu, bashkëjetesa me sportin etj. Nxitja që u bëhet të gjitha grupmoshave që të merren me sport është diçka fantastike. Nuk është rastësi pra, që italianët dhe volejbolli i tyre janë në këtë nivel. Sa më takon mua në radhët e këtij kampionati dhe skuadrës së Igor Novara Volejit, pa dashur realisht ta mbivlerësoj veten time, do t’i vendosja notën 7 dhe kjo për dy arsye kryesore: E para, sepse jam akoma në fillimet e mia në A1 dhe kam akoma punë për të bërë dhe, së dyti, fakti tjetër është se unë e shoh çdo ditë se çfarë pune bëj dhe çfarë duhet bërë për të ecur para.

– Në çfarë shkalle mund ta konsideroni veten të përshtatur me volejbollin atje dhe me nivelin e më të mirave? A është e lehtë për një volejbolliste që i ka marrë bazat e volejbollit në Shqipëri të kalojë në një nga klubet më të forta të Europës dhe të botës?

– Ndihem plotësisht komfort dhe nuk e kisha menduar kurrë se do isha këtu. Në fillim, kur menaxheri me tha se po bisedonte me Novarën, isha me të vërtetë e shokuar. E prisja një kalim në A1 por jo në një ndër ekipet më të forta. Mund të them se në çdo ekip ka lojtare që janë titullare në kombëtaret e tyre dhe padyshim janë nivel “TOP”. E shikoj si një sfidë për t’u rritur. Në ekip kam një nga diagonalistet më të mira në botë, Paola Egonu. Pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, ajo është një “fuoriclasse”, siç i thonë italianët. Nuk është aspak e lehtë për ata që vijnë për herë të parë të kapin këto nivele. Para dy vitesh kur erdha këtu, më është dashur të punoj akoma më shumë. Ndjej se mund të rritem akoma, kam gjëra për të mësuar dhe jam gjithmonë e hapur ta bëj diçka të tillë.

– Para pak ditësh ju fituat Kupën e Italisë, çfarë keni kuptuar dhe ndjerë nga ky sukses i madh i karrierës tuaj?

– Jam jo vetëm e lumtur, por më duket akoma si një ëndërr. Vitin e kaluar isha finaliste në Kupën e Italisë për kampionatin A2. Pavarësisht pikëve të mia, nuk ja dolëm ta fitonim. Fakti që ekipi im i vjetshëm humbi përsëri në finale, një humbje e papritur do thoja unë, krijoi pak luhatje para ndeshjes, shumë mendime të vijnë në ato momente. Ne ndesheshim përsëri kundër ekipit që na mori Superkupën. Kur fituam, ishte me të vërtetë një lehtësim.

– Sportistët në nivele të tilla krijojnë famë, le të themi kështu, si e menaxhoni ju famën tuaj, në sensin e raporteve me publikun, median, rrjetet sociale etj?

– Unë jam munduar gjithmonë të jem sa më e hapur dhe e afërt si me fansat e ekipit dhe ato personalë. I falënderoj për mbështetjen, të gjithë. Kuptohet që çdo sportist ka nevojë për ato njerëzit mbrapa që bëjnë gjithçka më të bukur. Menaxhimi? Nuk menaxhoj asgjë, unë jam thjesht Era.

– Ju keni arritur një kulminacion të karrierës tuaj, por a është Novara e ardhmja juaj afatgjatë? Çfarë projektesh keni për të ardhmen?

– Nuk dua të nxitohem, për momentin mendoj vetëm të stërvitem për ndeshjen e radhës. Për sa i përket të ardhmes mbetet për t’u parë. Unë kam një menaxher me të cilin, pas tre vjetësh bashkëpunim, rikonfirmova përsëri bashkëpunimin me agjencinë e tij. Besoj në ofertat dhe këshillat e tij, e di se janë në të mirën time.

– A ka dallime ndërmjet skuadrave elitare, siç është Novara juaj, në raport me klubet e tjera pjesëmarrëse? Për krahasim po marr Shqipërinë, e cila ka një grup skuadrash të kreut që rivalizojnë për titull e të tjerat janë sa për numër në garë.

– Në Itali, në volejbollin e femrave, tre janë ekipet kryesore që marrin pjesë dhe në Champions League: Conegliano Volley, Igor Novara dhe Banca dell Bene Scandicci. Tre ekipet e tjera luajnë në një nivel më poshtë në Europë, le të themi se ngjajnë me Europa League në futboll. Këto skuadra janë Monza, Cassalmagiore dhe Busto Arsizio. Mendojeni vetë, 6 nga 11 ekipe gjithsej luajnë në ligat e Europës. Çdo javë është sfidë më vete. Nuk mund të gjendesh i papërgatitur, sepse dhe ekipi i fundit në klasifikim mund të të marrë një pikë.

– A ka shumë lojtare të huaja në skuadrën tuaj dhe si ia dilni të komunikoni?

– Atëherë, në ekipin tim ka lojtare nga Italia, Argjentina, Serbia, Amerika, Holanda dhe Shqipëria. Një konglomerat shtetësish, gjuhësh, kulturash dhe shijesh, por të gjitha i bashkon një gjë: volejbolli. Është një rregull i pashkruar që kush vjen në Itali për të luajtur duhet të mësojë të flasë italisht, e thënë ndryshe duhet të përshtatet. Koha ka treguar se ato që nuk e bëjnë, nuk e kanë “të gjatë” në kampionat. Çdo gjë lidhet me faktin që është kampionat prestigjioz dhe në këtë mënyrë çdo lojtare tregon se sa seriozisht e merr punën, sepse në fund të fundit kjo është një punë. Gjithsesi, e thashë që është diçka e pashkruar.

– Ju jeni pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, çfarë planesh ke me skuadrën në të ardhmen dhe cili është raporti që ju keni me vajzat e përfaqësueses apo ato që ke lënë në Shqipëri në këtë moment?

– Unë do të jem gjithmonë pjesë e Kombëtares Shqiptare të Volejbollit. Shpresoj që ekipi të vazhdojë në rrugë të mirë. E kam thënë shpesh që dëshiroj shumë që të rritet niveli, por jemi goxha mbrapa. Ka shumë arsye që e pengojnë sportin të ecë përpara në Shqipëri, por këtu nuk është momenti për t’u marrë specifikisht me këtë. Unë nuk kam dëshirë të jem ajo që nga larg jep mend, thjesht dua të kontribuoj dhe shpresoj ta bëj sa më shpejt. Për shkak të një vendimi të trajnerëve në Kombëtare ka pasur një rifreskim të brezave. Tani janë afruar vajza të reja me perspektivë. Do doja t’u jepej një dorë, që edhe ato të largoheshin, pse jo, jashtë Shqipërisë. Megjithëse, bota e volejbollit është si një oqean i madh, ndonjëherë është më mirë të dalësh nga ajo “zona e qetësisë” dhe të sfidosh veten për të parë ku je, ku mund të arrish dhe, mbi të gjitha, çfarë është sporti profesionist.

– Pas suksesit tuaj në Kupë, keni marrë shumë mesazhe dhe mediat në Tiranë kanë shkruar shumë për ju. Sa motivuese janë qëndrime të tilla për vazhdimësinë e lojës tuaj?

– Shumë motivuese, sigurisht, më bëjnë të ndihem mirë, ndihem e përkëdhelur me gjithë këto vlerësime. Unë do t’ua shpërblej duke luajtur më mirë në mënyrë që tani e tutje të shkruajnë edhe më mirë, edhe më shumë (shaka).

– Cilat janë gjërat që nuk të pëlqejnë në volejbollin italian, po ato që ju pëlqejnë më shumë?

– Gjërat që nuk më pëlqejnë mund të them është fakti që mund të luajmë edhe tre herë brenda javës dhe na duhet të udhëtojmë shumë. Kjo mund të duket diçka e bukur por është mjaft e lodhshme. Ajo çfarë më pëlqen në mënyrë absolute është profesionalizmi në çdo aspekt. Këtu çdo skuadër është një industri për të cilën ka mijëra vetë të cilët kujdesen për mbarëvajtjen e çdo gjëje dhe normalisht në stërvitje serioziteti është maksimal.

– A ekzistojnë shanset teorike dhe praktike që ju të bëheni pjesë e Kombëtares italiane? Nëse do të të jepej mundësia a do ta pranonit?

– Nuk jam interesuar kurrë por, flas me bindje dhe përgjegjësi të plotë, unë nuk do luaja për asnjë kombëtare tjetër përveç një skuadre, asaj Shqiptare.

– A e ndiqni volejbollin shqiptar, nëse po, çfarë mendimi keni rreth tij? Çfarë ju mungon nga Shqipëria dhe sporti i saj në këtë moment?

– E ndjek kur kam mundësi, ndonjë ndeshje të fortë që jepet në TV. Më vjen keq për kushtet ku luajnë si vajzat ashtu edhe djemtë. Nuk shoh tifozë dhe nuk është për t`u habitur me temperaturat që kanë sallat e volejbollit në Shqipëri. Niveli nuk është shumë i lartë, por me ardhjen e lojtareve të huaja mendoj se u jepet një dorë edhe vendaseve që të rriten. Në fakt, ka një koncept të gabuar për të huajt që vijnë të luajnë në Shqipëri. Nuk dua të zgjatem shumë, por nuk më pëlqen fakti që merren në fazën e fundit (merkaton e dimrit) dhe shikohen si “shpëtimtar/e”. Nëse një i huaj ose e huaj merret që në fillim të vitit i bën akoma më mirë ekipit, sepse dhe ai/ajo arrin të ambientohet dhe kështu mund të themi se rritet pak niveli, por jo duke ardhur në fund për të fituar trofetë, pa përmendur faktin se në çfarë niveli vijnë lojtaret e huaja aty. Kjo lidhet me financat e ekipeve dhe dihet se shumë prej tyre nuk i përballojnë dot këto shpenzime.

– Sa shanse ka skuadra juaj e Novarës të fitojë titullin në Itali dhe çfarë projektesh keni për “Champions”-in e volejbollit?

– Gjithçka është për t’u parë, sportistet në përgjithësi janë pak supersticioze. Shpresojmë që të vazhdojmë në rrugën e duhur. Pikërisht në Champions, të mërkurën fituam ndeshjen kundër ekipit polak, Budowlani Lodz, dhe tani jemi të parat në grup, pa asnjë set të humbur. Le të shpresojmë të kemi pak fat në shortin për çerekfinalet.

– Cilët janë idhujt e tu në sport? A ka ndonjë shembull që duhet ndjekur?

– Nuk kam idhull dhe as nuk kam patur ndonjëherë, me duket e çuditshme, por kjo është e vërteta. Unë jam Era, ky sport më jep kënaqësi, përmirësohem dhe dua të arrij maksimumin. Ndihem e kënaqur me arritjet e mia të deritanishme, por vijoj falë punës të kërkoj akoma më shumë.

Intervistoi: Adriatik BALLA