osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Era… Bora… dhe Furtuna në Presidencë!

Era… Bora… dhe Furtuna në Presidencë!

Nga Anri Bala

Nuk e di, se si nuk u shqetëson katandisja deri në këtë derexhe e këtij shteti dhe injoranca ulëritëse e disa drejtuesve të tij, që ose janë me të vërtetë etalon budallalliku, ose e mendojnë shtetin si çifligun e tyre, të dhuruar nga rojet frikacake, të një prone pa zot?!

Kur shikon, se cilin kemi kryetar shteti, të vjen për të qarë nga të gjitha performancat që na dhuron dhe nga mënyra pompoze, që merr nga fodullëku që i jep emri. Në fakt, Presidentit të Republikës, në një Republikë parlamentare siç është Shqipëria, përveçse një post honorifik, nuk përfaqëson asgjë, por fatkeqësisht është kthyer në një funksion butaforik, ku në atë karrige ulen figuara mediokre, qesharake deri në dhembje, që s’di nga dreqin i polli ky vend!

Përveç gjëmës që i bëri Shqipërisë në ’97, presidenti i asokohe Sali Berisha, që bythën e kishte të ngjitur pazgjidhshmërisht me karrigen, gjithë pasardhësit e paraardhësit e tij, janë larguar pa lënë asnjë emër në shtetin shqiptarë, përveç batutave, nofkave dhe anekdodave. Ndaj, nuk mendoja se dhe ronxhobonxho i fundit, mbreti i dallavereve, do të bëj ndonjë ndryshim në rolin dhe emrin e kryeshtetarit figurant.

Ndoshta nuk e kam menduar mirë, ose nuk jam në gjendje për të kuptuar, se si ne i zgjedhim këto modele “presidentësh”, për të treguar fytyrën e rreckosur dhe të zgjebosur të shtetit që kemi!

Më të vërtet, më erdhi turp për elitat dhe njerëzit e nderuar të vendit tim, kur në një pritje të rëndësishme të shtetit, për një nga figurat më të larta të besimit ortodoks, Hirësisë së tij Kirill, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, nuk pashë asnjë peshkop, dijetar, fetar dhe njerëz me merita të veçanta, siç ishte miku i ardhur.

Duke i’u larguar “patriotizmit alla shqiptarë”, Kirilli është dhe një dijetar me emër të madh, përveç madhështisë që i jep figura e Patriarkut, që e radhit ndër tre figurat më të rëndësishme të drejtimit të Fesë së Krishtere, në një rang me Hirësinë e tij Papa Franceskun dhe Fortlumturinë e tij Patriarkun Bartolome të Kostandinopojës dhe duhet të nderohej dhe respektohej, për ato që është, sikur të ishte dhe armiku kryesor i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ishte mik dhe zakoni ynë e bën dhe për gjaksin.

Por Kirilli në atë pritje “madhështore”, është ndjerë totalisht i fyer dhe i shokuar. Do e ketë ndjerë veten si një refugjat lufte, që pret me padurim të haj ndonjë tas supë, nga darka e bamirësit, mbretit të Krrabës dhe “Gjirit të Lalëzit”, Ilir Meta. E thashë këtë, sepse Mbreti i Presidencës kështu e trajtoi, si një darkë familjare e shtruar në sarajet e tij. Por, mbreti jo fisnik, nuk di një gjë të rëndësishme, se fisnikët dhe shqiptarët, nuk i ulin në sofër me burrat fëmijët e tyre!

Darka zyrtare z. “Turpi i Përfaqësimit”, nuk shtrohen për tu mbllaçitur dhe mbushur barkun të pangopurit dhe të uriturit…, por për të biseduar si të uritur për dije dhe kulturë nga bota dhe ndyshimet që përfaqësojmë. T’i vendosësh Erën, Borën dhe pak më larg Furtunën, në krahë të dijetarit Kirill, a thua se pjellat tuaja janë princesha dhe mbretëresha, kur t’i vetë je askushi…, është një fyerje e rëndë për ne, në sytë të qytetërimit të ulur në atë tavolinë. Kjo na bind, se niveli yt lë për të dëshiruar, sepse nuk e kupton se nuk ke ftuar Kryegjyshin Botëror Bektashian Edmond brahimaj, i cili krahë të Patriarkut ishte një përdhosje si një ushtarak i komunizmit e sot… babai i fesë tënde.

Por Furtuna, vejusha jote e çuditshme dhe e padëgjuar nga lloji që ajo përfaqëson, e cila rrinte e maskuar si e “panjohur” pak më tutje, çfarë i tha kur i dha dorën?! Ajo ka retorikë dhe bagazh të madh për tu mburrur dhe në versionin Dibrano-Skrapar, do i ketë thënë: “Jam nëna e parë e zonjës së parë, e zonjës së dytë dhe e veja e zotit të parë, që keni në tavolinë”.

Natyrish Patriarku ka shqyer sytë, duke mos e kuptuar “ringjalljen alla shqiptare”, ku mund të vdesësh si zonjë e parë, për hirë të Partisë dhe “para perëndisë”. Patriarku, sigurisht do ta ketë parë me vëmendje Furtunën, e ka menduar, se nuk do të ishte keq, sikur të kishte pasur në krahë zonjën e ringjallur… si fantazëm, e jo disa kalamaj kopshti!

Mirëpo nuk qe e thënë, sepse shteti i çudirave ka të papritura aq shokuese, sa as mendja njerëzore më djallëzore nuk i imagjinon dot. Kujt i shkonte ndërmend, se Kirilli i ishte shtruar darka për të kënaqur Erën, Borën dhe Furtunën, që nesër kur babai të jetë në ndonjë vend të keq, tu mburren shokëve, se ne pritëm kokën e ortodoksisë ruse Kirillin dhe nuk e lam të flas asnjë fjalë! Kjo do jetë për ditët e vështira, kur këtyre vajzave të pafajshme, do u ngelin vetëm reliket, e nuk do t’i kenë më sarajet, eskortat dhe qejfet të pamerituara, të dhuruar nga prindër të fajshëm deri në krim.

Dijetari Kirill, ka për tu larguar i tmerruar nga injoranca, që i shpalosi shteti brekëgrisur shqiptarë, që në krye të tij vendos gjithëfarë “bytheci”, që edhe po ta vendosësh të ruaj dhitë… ke frikë se do ta palloi cjapi!

P.s: Një detaj që vihet re në foto, ishin dy kokat e besimit ortodoks, që rrinin si fajtor dhe Ministrja e Kulturës e lënë e fshehur pas kryetarit të komunitetit Mysliman! Ky është shteti i turpit, që lejon të tilla shfaqjesh skandaloze!/Tellalli