Angli, gjysma e dytë e shekullit XIV. Valët e të ftohtit po shkatërron gradualisht të gjitha vreshtat dhe ullinjtë në vend. Kjo seri ngjarjesh, do të ishte një pararojë e asaj që do të ndodhte gjatë 500 viteve të ardhshme.
Klima do të ndryshonte aq shumë, sa që vetëm gjatëviteve të fundit, me ngrohjen aktuale globale, e shkaktuar kryesisht nga emetimet e gazrave serrë dhe ndotësve të tjerë nga njeriu, do t’i rikthehemi kultivimit të vreshtave në ato gjerësi gjeografike.
Vitet nga shekulli IX dhe deri në fillim të shekullit XIV-të u karakterizuan nga temperatura shumë të ngrohta. Dëshmitë dokumentare dhe shkencore, na tregojnë për një fazë të një klimeme një thatësirë dhe temperatura të larta në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut.
Në këtë periudhë,nga Skandinavia, vikingët nisën eksplorimin me anijet e tyre drejt perëndimit, duke kolonizuar toka të shkreta më parë si Islanda (viti 874), Grenlanda (980) dhe sipas të dhënave të ofruar nga sagat nordike edhe në Amerikën e Veriut.
Leik Erikson, djali i vikingut të famshëm Eriku i Kuq, zbarkoi rreth vitit 1000 në një tokë që ata e quanin Vinland, ndoshta në ishullin Njufaundlend në Kanadanë e sotme. Vini re emrat:në vitin 874, kolonia e re u quajt “Iceland”, “toka e akullit” , ndërsa më pas u themeluan vendbanimet e quajtura “Greenland” (tokë e gjelbër) dhe “Vinland” (tokë kullotash).
Natyrisht nuk mund të mendojmë se në ato gjerësi gjeografike ata kishin gjetur një bimësi të harlisur, por as klimën aktuale. Si provë e mëtejshme e atij të ngrohti anormal, hardhitë dhe pemët e ullirit u rritën në Angli. Nga viti 1300 çdo gjë nisi të ndryshojë. Akullnajat, që mëparë thuajse mungonin, u rikthyen duke mbuluar Detin e Veriut dhe malet.
Bora shfaqet në majat e Afrikës së Veriut dhe Timbuktu, një qendër e rëndësishme karvanësh,që në harkun kohor prej 300 vjetësh, u përmbyt plotësisht në të paktën 13 herë nga lumi Niger i fryrë nga shirat. Në Kinë, kriza e shkaktuar në mënyrë progresive nga klima e çmendur shkaktoi zi buke, që u pasuan nga revolta politike, të cilat në mesin e shekullit XIV,do të sjellin rënien e dinastisë Ming dhe ngjitjen në krye të perandorëve të dinastisë Qing.
Në Evropë pati valë të paprecedentë ngricash:Deti Baltik ngriu disa herë. Për shembull nëjanar 1658, ushtria suedeze marshoi mbi të nën drejtimin e mbretit Karli X për të sulmuar Danimarkën, si pjesë e Luftës së Dytë Veriore. Në Londër, panairi “Thames Frost Fair”, mbahej rregullisht gjatë dimrit, mbi lumin e ngrirë Tamiz.
Grenlanda dhe Islanda ishin plotësisht të mbuluara dhe të rrethuara nga akulli, dhe popullsia e tyre u përgjysmua gjatë atyre viteve. Të famshme janë edhe pikturat e artistëve flamandë, që iportretizojnë peizazhet e Holandës aktuale të mbuluara tërësisht në dëborë.
Gjërat nuk shkuan më mirë as më në jug. Akullnajat pushtuan tokat dikur pjellore dhe të banuara, duke shkatërruar gjithçka. Stuhitë dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur apo shkrirja e borës, shkaktuan një katastrofë e vërtetë. Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, përjetoi 8 stuhi të rënda borë dhe ngrice gjatë shekullit XVII-të.
Zitë e bukës ndoqën njëra-tjetrën, duke goditur fort popullsinë evropiane. Njerëzit u detyruan të braktisnin kultivimin e bimëve që nuk i përshtateshin më klimës së ndryshuar. Kështu ndodhi ne Kinë me portokallet. Në disa vende mungesa e grurit, detyroi njerëzit të përzienin lëvozhgat e grimcuara të arrës me miellin e pakët për t’u ushqyer disi.
Si pasojë e kequshqyerjes dhe të ftohtit, epidemitë dhe murtajat ishin të shpeshta. Përballë këtij ndryshimi klimatik apokaliptik, njerëzimi reagoi duke u përshtatur me pëlhura dhe veshje më të rënda që mbulonin më mirë trupin, dhe duke e përmirësuar arkitekturën e godinave, që u bënë më të orientuara drejt ruajtjes së nxehtësisë së brendshme.
Uri çoi edhe në akte të dhunshme:personat e dyshuar për helmimin e ushqimit apo për përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet magjive, përdoreshin si “kokë turku” për situatën, duke shkaktuar kështu një gjueti shtrigash. Veç kësaj, luftërat dhe revoltat e shpeshta e goditën gjithë kontinentin tonë.
Ishte një periudhë padyshim e turbullt, e cila përfundoi vetëm në fundin e shekullit XIX, kur klima gradualisht hyri në fazën e tanishme, më të butë. Shkencëtarët kanë paraqitur teori të ndryshme për të shpjeguar këtë fenomen. Natyra ciklike e temperaturave të planetit tonë është diçka e njohur tashmë.
Ne e dimë nga burimet e lashta, se dimrat jashtëzakonisht të ftohtë ndodhin me një frekuencë mesatare prej rreth 300 vjetësh. Për shembull, kjo ndodhi në vitet 860 dhe 1162, edhe pse nëatë kohë ishim në të ashtuquajturën fazë të periudhës së ngrohtë mesjetare.
Po ashtu është hipotezuar mbi aktivitetin diellor, veçanërisht fenomenin e njollave diellore. Këto zona të errëta në sipërfaqen e yllit tonë, të zbuluara nga Galileo në shekullin XVI, por tashmë të njohura edhe për astronomët kinezë, janë zona “më të ftohta”. Është vënë re se prania e njollave të Diellit është ciklike:çdo 11 vjet ose më shumë, ato reduktohen në mënyrë drastike.
Midis fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, shkencëtari dhe meteorologu anglez Xhon Dalton, vëzhgoi për herë të parë mungesën thuajse të plotë të njollave diellore.Në ato vite u regjistrua edhe viti pa verë (1816). Disa vjet më vonë, në fundin e shekullit XIX, shkencëtarët anglezë Eduard Uoller dhe Ana Maunder, interpretuan vëzhgimet e astronomëve midis viteve 1645–1715, duke zbuluar se në atë periudhë kishte rreth 15 njolla diellore të dukshme.
Normalisht vërehen disa mijëra. Dhe viti 1709 ishte një tjetër vit ekstremist i acartë.Ndërkohë në vitet para 1816–ës, ka pasur 3 shpërthime të fuqishme vullkanike, hiri i të cilëve errësoi atmosferën. Aktualisht ne vërejmë një “maksimum” të aktivitetit diellor, me stuhi të shpeshta magnetike që shkaktojnë Aurora borealis të mëdha dhe që ndikojnë negativisht; për shembull, telekomunikimet tona radio dhe satelitore, si dhe një rritje graduale e temperaturës.
Mund të arrijmë në përfundimin se ndoshta me ciklin e tij aktiviteti diellor, është të paktën një nga shkaqet e ndryshimit historik të klimës. Natyrisht, në përmbysjen klimatike që po shohim vitet e fundit, është e dukshme “dora” e veprimtarisë njerëzore, që synon përfitimin në kurriz të ruajtjes së mjedisit.