Partia Demokratike ka marrë vendimin për të përjashtuar nga strukturat deputeten Rudina Hajdari. Vendimi është marrë pak orë pasi Hajdari konfirmoi se nuk do e dorëzojë mandatin, duke mos respektuar qëndrimin e partisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka njoftuar se Rudina Hajdari nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që ajo nuk rezulton as e regjistruar si anëtare partisë.
Lidhur me këtë reagim kryetari i LDE Arian Galdini shprehet se e mbështet Rudinën. Galdini thekson se Hajdari e ka paguar me gjakun e të atit atë mandat.
Postimi i plotë
Epo të vijë dita që Gazmend Bardhi të përjashtojë nga PD Rudina Hajdarin, ky është fundi i botës.
E ka paguar me gjakun e të jatit atë mandat Rudina, o njerëz.
Mos u verboni deri në këtë pikë.
Kur thërrisni Azem ti je gjallë, ta dini se Azemi është gjallë edhe tek Rudina sikurse edhe tek Kiri dhe Azemi biri.
Pa asnjë diskutim që jam me Rudinën.