Mësohet se është shënuar viktima e parë nga mutacioni britanik në Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur në rrjetin social “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski.
Ndërkohë sipas “Deutsche Welle” bëhet fjalë për persona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Më herët mutacioni i ri britanik u konfirmua tek një 46-vjeçar nga Shkupi, por që është shëruar.
Virusi i gripit është një virus që pëson çdo vit mutacion. Kjo është arsyeja që çdo vit i gjithë globi infektohet me grip. Edhe Covid nuk është i përjashtuar nga ky fenomen.
Deri tani janë zbuluar 4 mijë ndryshime që nga fillimi i pandemisë. Janë zbuluar dhe po monitorizohen vetëm 8 mutacione dhe vetëm dy e kanë parë të arsyeshme të japin informacion publik.
Përhapja e virusit mbahet nën mbikëqyrje nga organizma. Anglia, Danimarka dhe Afrika e Jugut kanë laboratorë që studiojnë bërthamën gjenetike të virusit. Që nga fillimi ky laborator ka monitoruar virusin.
Në zonën e Lodrës dhe atë juglindore të Anglisë u vu re një rritje e madhe e virusit dhe kjo tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të cilët morën kampione dhe u zbulua se kemi të bëjmë me një ndryshim të tij.
Por nuk është mutacioni i parë, pasi i pari u zbulua në Danimarkë. Përhapjen më të gjerë e gjeti në Angli.
Zona e Londrës dhe Anglia Juglinore janë rreth 20 milion banorë, është pothuajse 1/3 e popullsisë së Britanisë që banon në këtë zonë.
Pasojat e këtij virusi janë të njëjta ose pak më të dobëta. Me këtë numër kaq të madh, ne shohim të sëmurë që gjithnjë e më pak hyjnë në repartet e terapisë intensive.