1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Enno Bozdo: Opozita nuk është e Bashës dhe e Berishës! Iniciativa dhe aksioni ynë do të kontribuojnë në forcimin e partisë

Enno Bozdo: Opozita nuk është e Bashës dhe e Berishës! Iniciativa dhe aksioni ynë do të kontribuojnë në forcimin e partisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Enno Bozdo dje në një dalje televizive komentoi nismën e re nga Fatbardh Kadilli, iDE. Bozdo u shpreh se ky aksion do të projektojë opozitën për të cilën vendi ka nevojë.

Ai tha se PD me modelin e kreut demokrat Lulzim Basha, nuk po shkon atje ku demokratët duan. Sipas tij duhet një mënyre e re për të kuptuar pse njerëzit nuk besojnë më në PD. “Aksioni ynë do të jetë gjithçka që ka lidhje me opozitën dhe shoqërinë, do merremi me çështjet e vërteta që shqetësojnë qytetarët. Do sjellim në PD njerëz që nuk duan, apo nuk mund të inkuadrohen në PD. Këtë do e realizojmë nëpërmjet organizimeve, debateve, tryezave rrumbullake.

Kjo është ta ofrosh shoqërinë te politika dhe PD te shoqëria. Vendi ka nevojë për një opozitë, është çasti që ne të projektojmë një opozitë tjetër. Kam qenë gjithmonë kritik sesi është organizuar opozita. Me modelin aktual të ngritur nga Basha, PD nuk shkon atje ku demokratët e kërkojnë. Duhet të eksplorojmë mënyra të reja.

Duhet të shikojmë se përse njerëzit nuk besojnë te PD”, tha Bozdo. Nëse do të ishte kreu demokrat Lulzim Basha dakord me këtë nismë, Bozdo tha se nuk merr leje nga askush për të bërë opozitë. Ai u shpreh se nuk kanë të drejtë vetëm Berisha dhe Basha të bëjnë opozitë pasi ajo nuk është e tyre. Sipas tij, iDE nuk është parti brenda partisë dhe as copëtim i PD, por një koncept i ri mbi të bërit opozitë. “Nuk i marr leje askujt për të qenë opozitar.

Besoj Basha do të jetë njohur nga media për këtë iniciativë. Opozita nuk mund të jetë monopol i një partie dhe strukture të vetme. Jo vetëm ata kanë të drejtë të bëjnë opozitë. Nuk është parti brenda partisë, vetëm një ide sesi mund ta bëjmë ndryshe këtë. Është një fraksion kulturor në mënyrën se si ti e percepton politikën. Opozita nuk është e Bashës e as Berishës. Nuk është copëtim i PD, por hap një derë të re të konceptimit të politikës”, u shpreh ai. /SOT