osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Enkelejd Joti mprehu shpatën, edhe një herë o për situatën…

Enkelejd Joti mprehu shpatën, edhe një herë o për situatën…

Është shumë më i ndërlikuar nga sa duket emërimi i Enkelejdi Jotit në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Ditën e djeshme, drejtori i QSUT, për të cilin çdo institucion shtetëror kontrollues, media apo kërkime investigative kanë vërtetuar 4-cipërisht se është për në burg, është katapultuar në krye të RTSH.

Pikërisht të njëjtit institucion që Leka Bungo, kryetar i Këshillit Drejtues, propozoi të mbyllej fare sepse ngritja në këmbë e RTSH është pothuaj e pamundur. E tha Kryetari që ka muaj që po e vjel për qejf RTSH.

Por çfarë ndodhi? Pas muajsh të tërë lufte mes emrash afër Ramës që e dëshironin atë post, si rrufe në qiell të hapur, dje doli emri i Enkelejdi Jotit si fitues i garës për Drejtor i Përgjithshëm i RTSH.

I varën ujkut mëlçitë në qafë?! Kjo është më e pakta që mund të thuhet.

Enkelejdi Joti la pas QSUT me një mal me dosje që edhe sikur vetëm kapakun tu hapësh, mund ta çojnë drejtorin e tyre në burg. Por kjo është tjetër mesele. Enkelejdi Joti ka kohë që përflitej se do të ikte nga QSUT.

Ogerta Manastirliu e ka kërkuar me kohë ikjen e tij dhe ka luftuar fort për këtë ditë. Me nje sjellje si në arat e babait, gjoja mik i Edi dhe Olsi Ramës, gjatë 4 viteve të drejtimit të tij, Joti nuk ia vari shumë Ogertës.

Ai e ktheu QSUT në një cikël rrethor tenderash, me fitues të diktuar nga drejtori Joti çka dha efektin më të tmerrshëm në këto 30 vjet në QSUT: Zbrazjen e saj. QSUT sit është bosh, pa mjekë, pa ilaçe pa shërbime, një gërmadhë që rrezikon të shembet brenda.

Ogerta Manastirliu ka luftuar për këtë ditë, por nuk e ka pasur aspak të lehtë ta hiqte Enkelejdi Jotin nga këmbët. Në fund të fundit Edi Rama i detyrohet ish-drejtorit të Top Channel. Jo vetëm për qokat e tenderave. Enkelejdi Joti është bashkëfajtor në krim me këtë qeveri, prandaj askush nuk e ka të lehtë ta luftojë atë.

Në 2019, muret një prej dhomave të Kardiologjisë, atij 5-katëshit të famshëm të QSUT që edhe pse duhej shembur mbahej në funksion me urdhër të Ogertës dhe Edit, zunë poshtë një paciente duke i marrë jetën. Skandali u mbyll pa kaluar as 12 orë.

Të afërmit e gruas që mbeti nën gërmadha ditën për diell e ndërsa kurohej në spital u ankuan në prokurori dhe media, por Joti i pagoi dhe dëshmitë i zhdukën me shpejtësinë e dritës. Akoma edhe sot punonjësit e QSUT e tregojnë të tmerruar aftësinë e drejtorit Joti për të fshehur një krim.

Këtë dhe shume krime të tjera njerëzore, të kryera nën flamurin e reformave në shëndetësi, kjo qeveri nuk ia harron Enkelejdi Jotit, prandaj ai u shpërblye dje. Mori në dorë drejtimin e RTSH.

Po me çfarë platforme fitoi Enkelejdi Joti?

4 vjet më parë qe vendosur që, me qëllim që RTSH të ringrihej, çdo kandidat që do të kërkonte drejtimin e tij, do të bënte publike dhe shtronte për diskutim publik platformën e tij drejtuese. A thua çfarë ka shpikur Joti për RTSH? Asgjë nuk dihet dhe natyrisht nuk ka asgjë për të thënë për këtë pjesë. Joti nuk u zgjodh për platformën më të mirë, thjeshtë duhej të ikte nga QSUT.

Me pak fjalë, Enkelejdi Joti la tepsinë me bakllava në QSUT për t’iu futur tavës me kadaif, në RTSH.

Çfarë do të gjejë Enkelejdi aty?
Leka Bungon i paprekshëm për hir të së bijës, me haremin e vet dhe copën e përcaktuar të kadaifit të ëmbël të RTSH.

Martin Lekën, hajdut, kumarxhi, ekspert i vjedhjes dhe fondeve të RTSH. Me shumë mundësi, Joti do ta mbajë ca kohë se mjeshtria si Martini u duhen për të njohur njerëzit e për të mësuar gjatësinë e valëve.

Do të gjejë Rezart Agën, ish punëtor në Top Channel aktualisht drejtor i TVSH, i ngjashëm i Martinit. Ndryshojnë vetëm nga veset, Martini është i apasionuar pas bixhozit ndërsa Rezarti pas alkoolit dhe ndonje “vize të bardhe”, sipas rastit.

Vjedhin njësoj, vetëm se në rastin e Rezartit, gjurmimi i parave është më i thjeshtë. Nuk i lë në kazino si Martini, por tek bizneset e veta dhe nëpër festa të shfrenuara e orgji, për të cilat është i famshëm deri tek kryeministri Rama.

Përveç këtyre Enkelejdi Joti do të gjejë edhe thesin e madh të RTSH të mbushur me para. Për boshatisjen e tij, ai është super ekspert.

Çfarë do të sjellë me vete Enkelejdi Joti në RTSH?

Thonë se nuk do të vijë vetëm drejtori i madh. E ka edhe ai një pikë të dobët. Pak e sertë, thonë, por “bashkëpunëtorja” e afërt e Jotit, fort e famshme për britmat që lëshon nëpër QSUT është nga atë që të merr “gjak në vetull”. Fort e çmuar për drejtorin, aktualisht, dashnorja që pritet të vijë është tmerri më i madh i 1300 punonjësve të RTSH. Asaj po, që i duhet gjetur ana..

Dhe prisnit ju që të behej RTSH-ja…?!/Pamfleti