Kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën, zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj për të folur ndërkohë që ka patur një kundërshtim nga ana e opozitës.
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibehaj është drejtuar drejt folotres për të ndalur Ahmetajn të flasë, ndërkohë që sigurimi është kujdesur për të mbrojtur zëvendës kryeministrin.
Ndërsa, Ahmetaj iu ka kërkuar rojeve të sigurimit se nuk është e nevojshme të qëndrojnë para tij pasi nuk po zihen me grushte.
“O djem largohuni se nuk ka nevojë për grushte, o çuna largohuni, se nuk është nevoja.
Po vendosi kryetari që do të flas unë, do flas po vendosi për Alibeajn do flasë ai”, shprehet Ahmetaj.