osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Enigma e një vizite misterioze: Përse erdhi kryeministri i Bavarisë në shtetin e vogël komunist?!

Enigma e një vizite misterioze: Përse erdhi kryeministri i Bavarisë në shtetin e vogël komunist?!

Në vitet ‘80 Shqipërinë e vizitoi “privatisht” disa herë F.J.Shtraus, atë kohë kryeministër i Bavarisë dhe një nga udhëheqësit më me influencë në politikën globale dhe të Gjermanisë së kohës.

Vizitat e tij befasuan shumë kancelari evropiane, madje mjaft gazeta prestigjioze perëndimore nuk ngurruan ta etiketonin edhe “enigma Shtraus”, aq më tepër që ideja se politikani karizmatik gjerman po përpiqej ta afronte këtë vend tejskajshmërisht të izoluar me Evropën demokratike, në vetvete ishte një paradoks, po të kihet parasysh që shteti shqiptar aso kohe i ndërpreu marrëdhëniet shtetërore dhe ekonomike edhe me te vetmin aleat që i kishte mbetur: Kinën e largët komuniste.

Është folur e shkruar shumë për Shtrausin, por a është nxjerrë në dritë e fshehta e misionit të tij?! Ç’kërkonte të arrinte ai me shqiptarët, në dobi të kujt ishte kjo iniciativë “diplomatike” në Shqipëri?! Kush përfitonte nga këto marrëdhënie të reja? Gjermania, Shqipëria, apo të dyja së bashku? Me naivitet deri tani u është besuar deklaratave zyrtare të qeverisë gjermane dhe shtetit shqiptar. Por në të vërtetë misioni “Shtraus” në Shqipëri ishte një ajsberg i padukshëm, që shumë pak nga politikanët dhe diplomatët e kohës, mundën të nuhasnin se ç’fshihej pas këtij misioni.

Vizitat e Shtrausit në Shqipëri u bënë kur Gjermania Federale e viteve 70-80 jetonte epokën e progresit dhe të bumit galopant ekonomik Erhardian, po dominonte në tregjet botërore me eksportet e mallrave dhe të kapitaleve financiare, ishte bërë pjesë e NATO-s me kontribute financiare në ketë organizëm me më shumë se 60 për qind e vendeve anëtare të saj të marra së bashku, dominonte në Tregun e Përbashkët Evropian dhe bënte pjesë në elitën e shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Pra tani pas gati 40 viteve të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Federale, siç theksuam me sipër, nuk ishte më ajo e çiçibunëve të Planit Marshall dhe statusquo-ja, rindarja e saj më keq nga çfarë i kishte imponuar Traktati i Versajës pas Luftës së Parë Botërore rëndonte shumë në ndërgjegjen e gjermanëve dhe të politikës së tyre të re paqësore. Për gjermanët kjo status-quo, tani në fund të shekullit XX ishte thembra e Akilit dhe ajo që u bëhej barrikadë për të ndërmarrë iniciativa diplomatike zyrtare për zgjidhjen e problemit gjerman, ishte Konferenca e Helsinkit, konferenca e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian, e cila në një nga pikat e saj kërkonte mosndryshimin e kufijve, nënshkrues të së cilës ishin edhe vetë gjermanët.

Por, pavarësisht nga kjo koniunkturë e pafavorshme gjeopolitike, F.J.Shtraus në dukje politikan babaxhan, por i njohur botërisht si diplomat i pa parashikueshëm, kish kohë që kishte përpunuar në mendjen e tij “modelin shqiptar”. Atëherë çfarë ishte ky model, pse u fut pikërisht Shqipëria në planet e tij??

Për Shtrausin, ashtu si për politikën e vjetër dhe të re gjermane, ky vend ballkanik vazhdonte të ishte në interes te gjeopolitikës gjermanike, aq më tepër që Shqipëria tashmë jetonte jashtë blloqeve ushtarake, jashtë NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, nuk merrte pjesë as në lëvizjen e të pa inkuadruarve të Botës së Tretë, kish lidhur dhe prishur miqësi me aleate të fuqishëm me ndikim në politikën botërore si Jugosllavia, Rusia, Kina, bënte politikë të hapur armiqësore në të gjitha organizmat ndërkombëtare ku bënte pjesë që nga OKB-ja ndaj çdo doktrine kapitaliste apo komuniste “të revizionizuar”, madje kish arritur ta suprizonte politikën botërore deri aty sa të mos nënshkruante as Deklaratën e Helsinkit, duke e denoncuar atë publikisht si Konferenca e mosbashkëpunimit dhe pasigurisë evropiane.

Sa i përket marrëdhënieve me fqinjët Shqipëria, edhe pse akuzohej prej tyre si luftënxitëse ajo asnjëherë nuk kishte heshtur ne mbrojtje te interesave te saj kombëtare, qoftë kur Enver Hoxha nga tribuna e Kongresit të IV-të të Frontit Demokratik kërcënoi Greqinë se po të ndërmerrte ndonjë aventurë ndaj Shqipërisë, siç po provokohej aso kohe në kufi nga trupat monarko-fashiste, Shqipëria do t’i kundërpërgjigjej, madje deklaroi se “kur zemërohet shqiptari, merr zjarr e flak dhe stralli, qofte me nxitjen dhe mbështetjen politike dhe diplomatike që i bëhej Kosovës në demostratat e saj në vitet ‘60-‘70 e më pas për Pavarësi.

Por për doktrinën Shtraus mbi “modelin shqiptar” nuk ishte e mjaftueshme vetëm ekzistenca e një shteti politikisht rebel, por edhe të një Shqipërie ekonomikisht të fuqishme “vitrinë të Ballkanit”, me autoritet ndërkombëtar dhe kur të arrihej kjo, Shtrausi besonte se politika e “nacionalizmit të ngushtë” të shqiptarëve do të demonstrohej hapur për rivendikim, për rrjedhojë do të dilte në sipërfaqe edhe dëshira e ndrydhur e gjermanëve për ribashkim, e drejtë që ata tani, në konjukturat e reja politike, me ndryshimin e raporteve midis Fitimtarëve dhe të Humburve të pas Luftës së Dytë Botërore e konsideronin të vonuar zgjidhjen e çështjes gjermane.

“Modelin shqiptar” Shtrausi nuk synonte ta arrinte duke i dhënë Shqipërisë reparacionet e Luftës, siç kërkonte udhëheqja shqiptare, detyrime të cilat Gjermania Federale i konsideronte të mbyllura me Konferencën e Paqes në Paris.

Oferta gjermane

Vizitat e shpeshta të F. J. Shtrausit në Shqipëri synonin të bindnin shqiptarët në pranimin “de jure” të një kredie të madhe gjermane, me shlyerje afatgjatë, me të cilën do të ndërtohej në Shqipëri midis të tjerave edhe industria farmaceutike me bazë bimore, industri që vetë gjermanëve, që e kishin ndërtuar atë nga të parët në Evropë, u kishte sjellë fitime kolosale, industri që kërkohej nga të gjitha tregjet në botë dhe që Shqipëria për rastësi ishte nga vendet e rralla që mund të investonte në këtë fushë, pasi konfiguracioni i saj gati 80% malor, me një florë jashtëzakonisht të pasur, i përgjigjej projektit “Shtraus”.

Çuditërisht udhëheqja komuniste, siç pohon kryeministri shqiptar Adil Çarçani në Maj 1986 në bisedën kokë më kokë me F. J. Shtraus në Tiranë se “Shqipëria do të ketë përfitime ekonomike, teknike e teknologjike shumë të mëdha”, pra këtë të vërtetë ua fshehu shqiptarëve, madje edhe sot e kësaj dite, nuk është bërë e qartë përse iu vu shkelmi shansit “Shtraus”, nga se u trembën politikanët shqiptarë, aq më tepër që gjermanët si fillim nuk e kushtëzuan dhënien e kredisë 10-vjeçare as me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike!!

Delegacioni qeveritar me Foto Çamin në Bon, u bë shkak për ndërprerjen e plotë të bisedimeve pas këmbënguljes për Kushtetutën, që i ndalonte në marrjen e kredive. Por edhe vetë gjermanët, shumë vite pas iniciativës Shtraus për “modelin shqiptar”, nuk këmbëngulën në këtë bashkëpunim, ndonëse interesat vazhdonin të ishin të njëjta, pasi edhe Shqipëria, edhe Gjermania, si dy vende të vetme në Evropë, vazhdonin të ishin të copëtuara, duke pasur jashtë atdheut mëmë më shumë se gjysmën e territorit të tyre.