Nga Arben Meçaj
27 qershor 2014. Në gazetën “——-” shkruhet një artikull “Dosja EXEL që zbulon vrasësit e Santos”.
Në orën 8 gjithë ashikulli i gazetës ishte zhduk nga tregu. Si asnjëherë në historinë e një media rreth orës 11,30 faqe online e gazetës bllokohet pas një sulmi kibernetik.
Artikulli nuk u duk më!! Çfarë përmbante ky artikull!!?? Artikulli për lexuesin kaloi në heshtje dhe në mirëkuptimin e një akti “normal” të një sulmi kibernetik. Por,… për artikullshkruesin, shënoi identifikimin e pistës bazë të urrdhër-dhënësve për vrasjen e Santos.
Pistë që nuk u hetua kurrë. Dhe natyrisht, tërheqësi i këmbëzës së armës kishte një suport të besueshëm. Ai nuk u zbulua kurrë…. deri më sot.
Ngjarja ishte aksion i një “Forcë Madhore”.
Kjo ngjarje më erdhi në vëmendje ndërkohë që më interes profesional ndjek interpretimet mbi “Zhdukjen” e Martinajt.
Është “vrarë”, “rrëmbyer” apo është një akt i vetë Martinajt që të “humbasë gjurmët”.
Çfarë po ndodh dhe çfarë lidhje ka Santo, gazeta “….” me Martinajn.
Nga analiza e informacionit, aktoreve në shpërndarjen e informacionit etj, si dhe faktit se kush ishte Martinaj në dinamiken e ngjarjeve në vitet 2009-2015 dhe në proces, analizoj se opsioni i neutralizimit të Martinajt është me real.
Tre janë aktoret që gjykoj se kanë qenë të interesuar të administrojnë “Fatin” e Martinajt.
I pari, shteti. Si një person kyç në mjaft ngjarje të dyshuara kriminale me protagonizëm Martinajn apo levat e tij, shteti kishte interesin klasik të kapjes dhe shpënies para drejtësisë të Martinajt.
E, në se kjo ngjarje do të kishte ndodhur, lajmi do të merrte dhënë si “sukses” i Policisë së Shtetit. Normale, por kjo insinuate nuk është dukur në horizont.
Në analizë, dhe pretendimi se ai është i kapur nga shteti, por për punë operative (nënkuptohet zbërthimit të tij në pozicionin e një personi “pentito”) nuk shpallet nuk gjykoj se qëndron, sepse Martinaj është “maja e piramidës” dhe natyrisht nuk ka sens të rruhet në konspiracion arrestimi i tij për t’i “kapur” ushtarët.
Së dyti, grupet rivale kriminale. Nëse Martinaj do të ishte asgjësuar prej tyre, minimalisht armata e gazetarëve investigative do të kishin “zbuluar” asgjësimin e “Mbretit” Martinaj.
Grupet do të demonstronin patjetër, pushtimin e territorit, tregut influences.
Asgjësimi i Martinajt natyrisht do të thotë pushtet për kundërshtarët. Është logjika e gjësë shpallja prej tyre të trofut.
Por as dhe ky skenar nuk po na ofrohet, c’ka do të thotë se këto grupe nuk e kane neutralizuar Martinajt.
A jemi në kushte pengmarrje. Arsyetoj se jo!
Në kushtet kur Shqipëria është e vogël, kur çdo aktor pranë Martinajt (grupit apo familiar) ndodhet potencialisht në përgjim digital nga shteti, kur instrumentet e “dorrëzimit” të parave janë lehtësisht të perceptueshëm nga sensoret shtetërore, askush me mend në kokë (dhe të tille besoj se duhet të presupozohen dhe “rrëmbyesit”) nuk do të ndërmerrte aventurë peng marrje për Martinajn.
Aktori i tretë “Forca Madhore”. “Forca Madhore” aktualisht e ndien veten seriozisht mëse të rrezikuar nga ajo që di Martinaj.
Zhvillimet në politikën shqiptare nëe muajt e fundit kanë tronditur seriozisht sigurinë e Martinaj. Atij duhet t’i mbyllet goja absolutisht!!
Dumani është një precedent qe “Zgjoi” tek Forca Madhore instiktin e “Tradhtise”
“Forca Madhore” është e interesuar dhe ka investuar “ti mbylle gojën” Martinajt.
Por ajo, urdhëron të mos ketë asnjë demonstrim, vendngjarje, gjurmë. Ajo nuk kerkon trofe.
Ajo urdhëron të neutralizoje viktimën, por pa ngjarje, pa vendngjarje, pa kufome, pa zhurmë.
Asaj i intereson vetëm mbyllja e gojës.
Në këtë skenar, fatkeqësisht, besoj se do të jete dhe fati i Martinajt.
Aktualisht në një strategji të qartë “Forca Madhore” po investon të deformoje shënjestrën e investigimit shtetëror dhe gazetaresk mbi çështjen Martinaj. Inflacioni kakofonik i derisotëm mbi Martinajn demonstron qartë ketë strategji.
Po çfarë di Martinaj psr vrasjen e Santos??
Pasazh i mëposhtëm marrë nga media e kohës “Mes këtyre vrasjeve, emri i Ervis Martinajt është përfolur edhe për ngjarjen ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo. Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushëkuqe.
Bazuar në këtë informacion, efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta “dhe ngjarja me artikullin “Dosja EXEL qs zbulon vrasësit e Santos” janë një pistë që duhet konsideruar me precedencë.
“Forca Madhore” përbën një rrezik imediat dhe potencial jo thjesht për fatin fatkeqësisht të shkruar të Martinajt.