Kriza e energjisë që ka përfshirë globin duket se do ta bëjë të pashmangshme shtrenjtimin e çmimit edhe për konsumatorët në vendin tonë.
Kjo edhe për shkak të keqmenaxhimit të situatës e cila prej kohësh ka hyrë në një fazë problematike edhe si rrjedhojë edhe e situatës hidrike, për shkak të varësisë së lartë nga burimet hidrike.
OSHEE vetëm pak ditë më parë bleu energji në import me një çmim mesatar prej 233 euro/MWh duke siguruar energji deri më 10 tetor, teksa pritet të dalë sërish këtë të premte në ankand për blerjen e një sasie tjetër energjie. Nisur nga situata e përgjithshme në bursa, kostoja e blerjes së saj mund të rezultojë edhe më e lartë.
Sipas të dhënave të OSHEE nga janari e deri në javën e parë të tetorit vlera totale e blerjes së energjisë në import përllogaritet në 99.6 milionë euro, rreth 23.6 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u shpenzuar rreth 76 milionë euro dhe u siguruan gati 2-fish më shumë sasi energjie.
Nga 2.65 mijë MWh energji e prodhuar në vend në tremujorin e dytë raporton Instat gati dy herë më shumë se një vit më parë, 2.64 mijë MËh janë nga hidrocentralet. (Sasia e pro
Referuar të dhënave të Instat, në tremujorin e dytë të vitit vendi eksportoi në total 924 GWh energji, rreth 700 GWh më shumë se një vit më parë. E kundërta ka ndodhur me importet, që thuajse janë përgjysmuar.
Por, pavarësisht kësaj OSHEE e ka blerë atë disafish më shtrenjtë se një vit më parë, kur çmimi mesatar përllogaritej në rreth 49.4 euro për MWh.