osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ëndrrat që paralajmëruan v.dekjen e gjashtë familjarëve

Ëndrrat që paralajmëruan v.dekjen e gjashtë familjarëve

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm. Ndarja nga jeta e gjashtë pjestarëve të familjes nuk e ka mposhtur nënën e saj.Ka qenë një histori shokuese ajo e Bardhës këtë të dielë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan. Ajo kishte ardhur në studio për t’i shprehur mirënjohjen të ëmës për forcën e kurajon që i ka dhënë pas gjashtë fatkeqësive të njëpasnjëshme në familje. Duket e pabesueshme por Bardha i ka parashikuar të gjitha ikjet e njërëzve të dashur nga jeta nëpërmjet ëndrrave.Në fillim largohet nga jeta gjyshja e cila e kishte rritur. Më pas babai vetëm 50 vjeç ku tre ditë më parë Bardha e kishte parë në ëndërr. Në mes të liqenit të Shkodrës ajo ishte bashkë me dy vëllezërit dhe babain duke ngrënë mish. “A po i jep mish babait”, i kishte thënë vëllai i madh dhe Bardha i ishte përgjigjur “pa merak se atij i kam dhënë të parit”. Si një ogur i keq në bestytnitë e zonës, ajo e kishte parandierë që vdekja po vinte rrotull si një “bishë” e tërbuar për të rrëmbyer njerëzit e saj më të dashur. Pas babait ajo sheh në ëndërr njërin nga vëllezërit duke humbur në thellësinë e një pusi dhe brenda pak ditësh i sjellin lajmin se ai ishte mbytur në liqenin e Shkodrës pasi ishte goditur nga kontakti me korrentin në ujë.

Disa vite më vonë, Bardha sheh një tjetër ëndërr të frikshme. Një çifte e godet në gjoks duke i shkaktuar dy vrima që kullonin gjak. Pa kaluar një javë vjen lajmi i kobshëm se dy vëllezërit 32 dhe 27 vjec ishin mbytur në liqen ku kishin shkuar për gjueti.Në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin ata i kishin gjetur të përqafuar dhe me atë veshtrim të ngrirë në acarin e dimrit, dhjetë ditë përpara se të festonin Vitin e Ri. Në gjithë këtë mort që tërhiqej zvarrë ndër vite duke shuar burrat e shtëpisë, ajo që qëndronte e fortë ishte nënë Rabia. Ajo u betua mbi trupat e djemve se do i rriste të pesë fëmijët që lanë pas dhe i’a arriti më së miri. Përpara disa vitesh, Bardha humb edhe bashkëshortin, sërish duke e parandjerë nëpërmjet ëndrrave. Atëherë kur mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar, ishte sërish ajo, nëna e mirë, besimtare e Zotit që i dha forcë për të ecur përpara. E sot Bardha nuk kishte sesi të mos e falenderonte atë që jo vetëm i mbajti gjallë me punë, sakrifica dhe kurajo por shërben si një model shprese për të gjithë ata që e njohin në Shkodër e më gjerë. /tvklan.al