Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke deklaruar se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën për të çuar trupat ushtarake serbe në Kosovë.
“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe vendimi i Qeverisë [për këtë çështje do të merret të hënën ose të martën”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.
Ai tha se e di që kjo kërkesë do të refuzohet.
“Por, është mirë që një ditë nuk do të thonë se nuk e kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë qeveri nuk guxoi të kërkonte” dislokimin e trupave në Kosovë, tha presidenti serb.