Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka pohuar se mamaja i Belind Këlliçit u bënte presion shokëve të tij në shkollën e mesme, me qëllim që Belo i saj të dilte fitues në garat e që zhvilloheshin në shkollë.
Shabani thotë se Belo ishte buçko, ku me zor ecte, por mamaja e tij Suzana donte me çdo kusht që Belo të dilte i pari.
“Kur isha në shkollë të mesme, herë pas here organizonim gara vrapi. Një herë në garë u regjistrua një buçko, të cilin e ëma donte ta nxirrte me zor të parin, por ai i shkreti mezi i hidhte këmbët.
Nga frika se i biri nuk e fitonte dot garën, e ëma vinte nëpër shkollë dhe i bënte presion çdo nxënësi që vraponte shpejt, duke i thënë që të mos futej në garë.
E kisha harruar këtë rast, por mu kujtua kur e pashë që ishte rritur dhe i ishte futur politikës. Buçko kishte mbetur ende. Me sa duket disa njerëzve nuk iu ikën asnjëherë frika nga gara”, shkruan ai.
Belo sot është kandidat për Bashkinë e Tiranës.