osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Endërrat e opozitës “prishen”: S‘ka qeveri të re, të gjithë ministrat e kaluan testin!

Endërrat e opozitës “prishen”: S‘ka qeveri të re, të gjithë ministrat e kaluan testin!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi dje sinjale se ndryshimet ne qeveri nuk do të ndodhin. Rifreskimi i kabinetit qeveritar ishte një temë mjaft e diskutuar që pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama ndaj ministrave të tij dhe shpesh u tha se në mbledhjen e Asamblesë do të bëheshin të ditura lëvizjet. Por duket se në mbledhjen e qeverisë në Vlorë pak ditë më parë, Rama ka ndryshuar mendim. Një gjë të tillë la të nënkuptohet Balla dje në një intervistë të dhënë për mediat, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij, të gjithë ministrat e kaluan testin. “Caktimi i Asamblesë ka qenë objekt i analizës së qeverisë që u zhvillua të premten e shkuar. Kryetari i Kuvendit ka qenë prezent, siç e dini ne kemi një marrëveshje që në mbledhje të jetë prezent dhe grupi i PS-së, për të detajuar funksionimin më të mirë të qeverisë dhe grupit parlamentar.

Asambleja e PS-së, përkon me fillimin e sesionit, brenda javës së parë të shtatorit ju informoj që pika e parë e rendit është llogaridhënia për punën e qeverisë. Raporti është konsistent dhe përmban të gjithë çështjet që të gjithë shqiptarët raportuan. Dua t’ju them shqiptarëve që morën pjesë, se janë me emër e mbiemër në raport. Unë vlerësoj dhe mendoj se nga analiza që kemi zhvilluar, qeveria i ka përmbushur angazhimet dhe prioritetet tona kryesore. Sigurisht që ju e dini që në aspektin ligjor kryeministri e ka mbështetjen e grupit parlamentar, për të përmirësuar sa herë që mendon kabinetin. Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë anëtarët e kabinetit”, deklaroi Taulant Balla. Sakaq, ai i ktheu përgjigje edhe një herë akuzave të opozitës për lidhjet me Edmond Begon. “Në të gjithë këto vite politikë, s’jam akuzuar kurrë për tendera dhe licenca, arsyeja ka të bëjë me faktin se s’jam bërë kurrë pjesë e tyre. Për fat të mirë, deputetët s’kanë asnjë kompetencë ligjore apo ekzekutive në këtë këndvështrim. Ka qenë abuzive nga PD që të përmendej zona ime zgjedhore”, tha Taulant Balla.