Sali Berisha ka folur në lidhje me hetimi ne nisur ndaj tij ne kuader te dosjes se privatizimit te ish-kompleks Partizanit.
Pa fakte dhe me qëllim per të larguar vemendjen nga hetimet e SPAK-ut, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ka bërë pazare me Edi Ramën.
Berisha shtoi po ashtu se nëse ai vetë do kishte bashkëpunuar me Ramën, sot nuk do të ishte as “non grata” dhe as dhëndri i tij nuk do të ishte në burg.
“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Rama kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje… Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg.
Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën? Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis“, tha Berisha.
Natyrisht kjo është ëndrra e fundit që ka parë Berisha me sy hapur, sepse Edi Rama kurrë nuk ka kërkuar bashkëqeverisje me PD edhe kur votat ishin të domosdoshme. Kurse në Prill 2021 PS kishte një shumicë të cilsësuar dhe asqë mund të imagjinohej të afrohej për të qeverisur vendin me falangat e mbetura të qeverive Berisha-Meta.
Megjithse plaku bënë mirë që shikon ëndrra dhe i’ua tregon idiotëve që i rrin pas, pa e kuptuar askush arsyen… apo edhe ata ëndërrojnë, sepse ëndrrat janë mall falas dhe në këtë ditë të zezë që janë katandisur, janë gati të hanë njëri tjetrin për ndonjë kockë /Ekskluzive.al