Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë të fundit me gazetarët për të bërë një përmbledhje për një vit që po lëmë pas, siç e ka cilësuar kryeministri si një vit i jashtëzakonshëm.
Rama në fjalën hyrëse ka folur për reformën në drejtësi, për të cilën thekson se ende nuk ka arritur në atë pikë të reagimit ndaj “llumit” sa të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve.
“Problemet me sistemin e drejtësisë vijojnë ende. Ende nuk është lehtësuar frymëmarrja e qytetarëve. Procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë dhe pa pengesa.
Reforma në drejtësi ka nisur me pastrimin e të gjithë llumit të grumbulluar në dekada në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat e procesit, me siguri që ajo që thashë, konfirmohet. Në 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar sesa janë konfirmuar.
Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky process, me vetëdijen e pamundësisë për të kaluar filtrin, ndërkohë që vetëm 118 janë konfirmuar.
Pra kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me pyetjen, çfarë ndodh me të larguarit. Vetëm pushim nga puna? Jo.
Paralelisht me pastrimin, po konsolidohet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe ata që nuk kanë justifikuar pasuritë marramendëse do të përgjigjen përpara drejtësisë dhe kështu do të konfirmohet edhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë.
Ndaj bëni durim. Po ndërohet nga themelet njëri nga tre pushtetet, që përcakton një nga tre shtyllat e sistemit demokratik.”, tha kryeministri Rama.
Po me të larguarit çfarë ndodh? Ndërkohë, ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së institucioneve të drejtësisë dhe ata që nuk kanë justifikuar pasurinë marramendëse, në shumë raste, do të përgjigjen përpara drejtësisë”, u shpreh Rama.
blob:https://www.facebook.com/c37d55ec-07f6-44c3-9088-49f5db7ee417