Një tjetër kandidat i LSI-së ka pranuar thirrjen e KQZ –së për të marrë mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë për Nimet Musain, i cili merr mandatin e Erisa Xhixhos në Fier.
Kësisoj shkon në 16-të numri i deputetëve të rinj të opozitës.
Sipas burimeve jozyrtare, Nimet Musai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugë kështu marrjes së mandatit.
Mësohet se ai mban postin e këshilltarit të LSI-së në bashkinë e Fierit.
Ndërkohë më herët ai ka qenë me PDIU-në, para se të kalonte në partinë e Monika Kryemadhit.