osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

EMRAT/ Erion Veliaj publikon listën me 100 emra të ekipit të tij për një mandat të dytë në Tiranë

EMRAT/ Erion Veliaj publikon listën me 100 emra të ekipit të tij për një mandat të dytë në Tiranë

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61 (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës), kësaj here Partia Socialiste, siç e ka shpjeguar më herët edhe Veliaj, ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI. Por, nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak i Tiranës është bërë shpeshherë edhe trampolinë për të kaluar si deputet në Parlament, siç ndodhi në vitin 2017, ku këshilltarë si Elisa Spiropali apo Klotilda Ferhati u zgjodhën deputete të PS-së.

Por, cilët janë 100 emrat e përzgjedhur nga Rama dhe Veliaj për në Këshillin Bashkiak? Lista duket e goditur dhe pasqyron një ndërthurje perfekte të zgjedhurish mes qeverisë dhe bashkisë, ku spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, vihet re një numër i madh pedagogësh e profesorësh. Një fokus i veçantë duket se i është dhënë të rinjve, ku bien në sy mbi 30 të rinj nën moshën 30 vjeç; çka e konfirmon edhe njëherë Veliajn si promotor të të rinjve për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes së qytetit, por edhe se Tirana është një nga finalistet për të qenë Kryeqyteti i Europës për Rininë në vitin 2022.

Le të vijmë tek emrat konkretë: Bardhylka Kospiri, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë, duket se do të thyejë një tjetër tabu në institucionet shqiptare: Ajo ishte zëvendësministrja e parë nga kategoria e Personave me Aftësi të Kufizuar në vitin 2013, ndërkohë duket se do të jetë Këshilltarja e parë Bashkiake që do të mbrojë të drejtat e PAK në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gaz Paja, aktori i mirënjohur i Portokallisë, shumë i dashur për shqiptarët me rolet e tij të papërsëritshme të humorit, është një tjetër emër që i bashkohet këshillit bashkiak të kryeqytetit, që me sa duket do të bëjë avokatin e artistëve dhe aktorëve aty. Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.

Artur Sula, Olti Rrumbullaku dhe Klodiana Beshku janë emrat e spikatur nga katedrat e universiteteve, që janë pjesë e listës së kandidatëve. Sula është Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rrumbullaku është pedagog i financës në Universitetin e Tiranës, kurse Beshku pedagoge në shkencat e Sociologjisë. Emra të cilët i rrisin vlerën listës së PS-së, e sidomos në diskutimin e projektvendimeve të KB që do të lidhen me çështjet e studentëve dhe jetës akademike. Në listë spikasin një numër i lartë zëvendësministrash, të gjithë të rinj, të cilët me sa duket Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta kenë edhe si një lloj “trampoline”, për të fituar eksperiencë të vyer në debatimin e çështjeve me rëndësi për qytetin.

Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj dhe zëvendësministri i Financave Ervin Mete, janë dy nga prurjet më të goditura në KB e Tiranës, të dy me “background” financat dhe ekonominë, që kanë studiuar në Harvard. Teksa Tirana përgatitet për të qenë Kryeqyteti I Rinisë në vitin 2022, zëvendësministret Teuta Vodo dhe Romina Kuko janë pjesë e listës me fokusin te marrëdheniet me jashtë.

Veliaj deklaroi sot se në mandatin e dytë, fokusi dhe vëmendja e investimeve të bashkisë do të rritet ndjeshëm në Tiranën-fshat dhe në periferi. Pikërisht për këtë arsye duket se janë zgjedhur emrat e Frida Krifcës, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, e cila kujdeset për punësimin dhe arsimin professional, duket se është një zgjedhje që i shkon pasionit të vjetër të Veliajt për të rigjallëruar shkollat profesionale kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Veliaj ka njoftuar se Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe të Teknologjisë së Informacionit në Ballkan, e ndoshta në një shkollë të mirëfilltë profesionale për IT për të rinjtë. Sorensen vjen nga një përvojë me programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, është analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare.

Listës i janë bashkuar edhe emra të spikatur në qeveri si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog), Hantin Bonati (Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), Mira Rakacolli (Zv. Ministre e Shëndetësisë) etj.

1. Abdyl Sarja 2. Agim Kraja 3. Aida Llazani 4. Albert Nikolla 5. Aldrin Dalipi 6. Alketa Hila 7. Alketa Cobo 8. Anxhela Bakiasi 9. Aqif Qefalia 10. Arnisa Lushaj 11. Arta Dollani 12. Arta Harxhi 13. Artur Sala 14. Auran Xhani 15. Bajram Shera 16. Bardha Sadikaj 17. Bardhylka Kospiri 18. Besfort Lamallari 19. Blerina Doracaj 20. Blerina Vorpsi 21. Bora Panajoti 22. Dajna Sorenson 23. Darling Mersini 24. Dorian Balla 25. Dorina Kuka 26. Egert Vargu 27. Eni Bistri 28. Eni Pëllumbi 29. Enis Hoxha 30. Erald Mara 31. Eralda Shqarthi 32. Eridian Salianji 33. Ermira Gjeci 34. Ervin Meta 35. Etjen Xhafaj 36. Eugerta Teqja 37. Eugerta Bakiu 38. Fabjan Azuni 39. Fatmir Heti 40. Fjoralba Jahupi 41. Flavio Barci 42. Frida Krifca 43. Gaz Paja 44. Geldi Belba 45. Genc Duka 46. Genta Mezini 47. Gerta Pëllumbi 48. Glindxhet Madhi 49. Grejs Bixhi 50. Gresa Hoxha 51. Hantin Bonati 52. Iva Beharaj 53. Jeton Skenderaj 54. Joleza Koka 55. Jonida Mema 56. Julian Hima 57. Julian Hodaj 58. Kamela Banushi 59. Karolina Kostallari 60. Katerina Marku 61. Klevi Lala 62. Klodeta Dibra 63. Klodiana Beshku 64. Koli Bele 65. Laureta Sinanaj 66. Liri Jani 67. Luan Bregasi 68. Luiza Grazhdani 69. Marjana Suli 70. Maura Linadi 71. Meli Kondi 72. Militan Marku 73. Mira Rakacolli 74. Naim Halili 75. Neki Hoxha 76. Olsa Ulqinaku 77. Olti Rrumbullaku 78. Orion Gliozheni79. Ornela Cuci 80. Petrit Desku 81. Plarent Ndreca 82. Rajsi Hamza 83. Ramazan Buci 84. Rasim Hidri 85. Redi Jupi 86. Roi Bashaj 87. Romina Kuko 88. Rona Serjani 89. Rovena Voda 90. Rudolf Xhillari 91. Ruilda Lite 92. Sara Shameti 93. Sonila Qato 94. Ted Deraj 95. Teuta Vodo 96. Toni Gogu 97. Valbona Zeka 98. Xheni Hatillari 99. Xhensila Visha 100. Ylli Çano