osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

EMRAT/ Abuzimi 21 milion euro me ujësjellës-kanalizimet, Gjiknuri çon në prokurori 3 ish zyrtarët e LSI

EMRAT/ Abuzimi 21 milion euro me ujësjellës-kanalizimet, Gjiknuri çon në prokurori 3 ish zyrtarët e LSI

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditimit të kryer pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”.

Grupi i auditimit ka konstatuar fakte dhe rrethana të paligjshme, që krijojnë bindje të arsyeshme se plotësojnë elementët e veprës penale: të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Referuar rezultateve të auditimit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i është drejtuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm:

Të kallëzuar:

1. Ardian Alushi, ish Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për gjithë periudhën e zbatimit të projektit:“Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”.

2. Klevis Biçaku, ish Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën shkurt 2014 – maj 2015, pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.

3. Albens Alite, ish Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017, pranëAgjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.

Si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, pasi veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, duke shkaktuar pasoja të renda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut si dhe kanë krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale për subjekte të tjera juridike private.

Personat e kallzuar, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së kostove të këtij projekti, duke favorizuar kontraktorin,  supervizorin apo subjekte të tjera me të cilët janë nënshkruar kontrata për zbatimin e projektit, duke dëmtuar kështu rëndë interesat e ligjshme të shtetit shqiptar dhe të publikut.

Konkretisht, gjatë procesit të zbatimit të  projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, grupi i auditimit ka konstatuar se:

Nga ana e ish Drejtorit të Përgjithshëm të AKUK dhe ish Koordinatorëve të këtij projekti  nuk janë përmbushur detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqinë drejtim të vlerësimit, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e projektit. Për rrjedhojë, janë shkaktuar pasoja të renda të kundraligjshme për buxhetin e shtetit, si dhe për shtetasit si pasojë e mospërfundimit të këtij projekti në kohë, që janë:

– Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.

– Kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY, si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC.

– Kosto shtesë për projektin në shumën 465.000.000 JPY, si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratës për “Shërbimin e Konsulencës”.

 Është nënshkruar Kontrate për shërbim auditimi, në shumën 10,800 Euro, ose 1,603,967 JPY, me TVSH, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 3, pika 7, seksioni 4, të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet K. të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, duke rritur kostot e projektit.

 Është disbursuar për Supervizorin shuma prej 9,400,351 JPY, në zërin “Shpenzime ligjore”, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, tëpajustifikuara dhe të padokumentuara, duke rritur kostot e projektit;

– Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK. AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar deri në datën e hartimit të këtij materiali.

Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve;

– Në zbatimin e këtij projekti, nuk është përfshirë shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë, në rolin e Agjencisë Operuese, duke ndryshuar kështu kushtet e marrëveshjes, fakt i cili nuk është dokumentuar me ndonjë akt administrativ, në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjes financiare, ratifikuar me Ligjin nr. 9964, datë 24.07.2008.

– Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK.

– Shumat e mbetura, për “Realizimin e Punimeve Civile” dhe “Shërbimin e Konsulencës”, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit.

Realizimi përfundimtar i projektit, do të rezultojë me kosto shtesë,   shumën 1.340 milion JPY, shumë e cila do të rrisë edhe më  tej kostot e projektit dhe do të shoqërohet me kërkesën për fonde shtesë për përfundimin e projektit.

Demi i shkaktuar, në formë tabelare paraqitet si më poshtë:

Nr.

Vlera JPY

Përshkrimi i Efekteve financiare me dëm ekonomik

1

2.319.093.644

 Si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.

2

10.988.196

si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj.

3

465.000.000

si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratës për Shërbimin e Konsulencës.

4

1,603,865

Kontratë për shërbim auditimi,  në kundërshtim me përcaktimet e nenit 3, pika 7, seksioni 4, të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet KM të R. Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

5

9,400,351

paguar shpenzime ligjore, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, të pajustifikuara dhe të pa dokumentuara.

Totali

2,806,086.056

Rreth 21,000,000 Euro

FINANCIMI PROJEKTIT

“Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, është bërë në zbatim të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar”.

OBJEKTIVI PROJEKTIT:

Përmirësimi i cilësisë së ujërave nëntokësore dhe ujit të lumenjve lokalë me anë të zhvillimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në zonën e Tiranës së Madhe, duke kontribuar në këtë mënyrë në përmirësimin e higjenës publike dhe mjedisit të gjallë të banorëve të zonës së sipërpërmendur.

SHUMA E HUASE:

Marrëveshja e huasë konsiston në një shumë, që nuk i tejkalon, 11,121,000,000 (njëmbëdhjetë miliardë e njëqind e njëzet e një milionë) jen japonez, si principal për implementimin e projektit të përmirësimit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe.

AFATI I PERFUNDIMIT

të projektit, sipas termave të marrëveshjes ka qenë, dhjetor 2014.

SITUATA NE TE CILEN NDODHET SOT PROJEKTI:

Kur afati për përfundimin e tij ka mbaruar dhe volumi i punimeve është në masën 51.9 %, AKUK ka ndërmarrë takime me të gjithë partnerët e projektit duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar.  Në momentin e auditimit, deri në pagesat e Nëntorit 2017, me koston shtesë të paguar deri me këtë datë, rezulton se buxheti i vënë në dispozicion për punime civile të jetë realizuar në masën 99.5 % (9.196 milion JPY /9.238 milion JPY), ndërkohë që punimet janë realizuar në masën 51.9 %.