Menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake të votimeve kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, e cila po kryeson bindshëm ka dal në shesh të festojë së bashku me përkrahësit e kësaj partie.
Gjatë këtij fjalimi emocionues dhe tepër të rëndësishëm, Albin Kurti kishte në krah bashkëshorten e tij, Ritën. Gjatë fjalimit ai tha disa fjalë për Ritën, duke i falënderuar simpatizantët dhe kosovarët në përgjithësi që e pranuan në shtetin e tyre, gruan e tij norvegjeze.
Me këtë rast, të pranishmit ia filluar të thërrisnin emrin e saj njëzëri, duke bërë që ajo të qeshte e lumtur. Po kështu e emocionuar u shfaq edhe vajza e tyre.
Me 25.79% të votave kryeson deri më tani Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 15% të votave.