Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me emërimin në krye të Drejtorisë së Tatimeve, të Ceno Klosi, i cili u kap në shkelje nga KLSH. Salianji thekson se ky është degradim i shtetit dhe se sipas tij Rilindja nuk ka limite.
“Degradimi i shtetit nga rilindja nuk njeh limite, drejtuesit e institucioneve në rastin më të mirë janë të paaftë, në shumicën e rasteve janë njerëz me cene, si drejtori i përgjithshëm i tatimeve!
Pasi Kontrolli i lartë i shtetit e kap në shkelje dhe kërkon largimin nga detyra dhe hetim Rama e pikas që ka ves dhe e emëron! Sistem përmbys, në vend që ti dorëzohen drejtësisë promovohet për të dorëzuar bizneset tek qeveria duke i kërcënuar me gjoba”, thekson Salianji.