osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ema Qazimi, zëri brilant i muzikës shqiptare në rrugëtimin e saj artistik (Video)

Ema Qazimi, zëri brilant i muzikës shqiptare në rrugëtimin e saj artistik (Video)

Ema Qazimi lindi në Tiranë, më 18 nëntor 1954. E martuar me Prof.Dr. Ramazan H. Bogdani, ka një vajzë, Ershela Bogdani. Konsiderohet si një nga personalitet më të padiskutueshme të artit skenik, në fushën e interpretimit të këngës shqiptare. Në vitin 1972, kreu Shkollën e Mesme Artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Teori muzike.

Në vitet 1973-1977, përfundon studimet e larta dhe diplomohet në degën e Aktrimit, pranë Fakultetit të Artit Skenik, në Akademinë e Arteve Tiranë (sot Universiteti i Arteve).

Punon fillimisht si redaktore në Radio Tirana dhe më pas aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës dhe punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, kur del në pension, – duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste.

Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik, numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare, duke u ruajtur në arkivin e Radio Televizionit Shqiptar. Është pjesëmarrëse në rreth 4.000 shfaqje artistike, midis të tjerave, Festivaleve dhe Koncerteve Recitale artistike, Dekadave të Majit, Anketave muzikore etj, duke shkelur pothujase me artin e saj të gjitha cepat e Shqipërisë.

Ema Qazimi, është pjsëmarrëse në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar, duke nisur me Festrivalin e vitit 1968, kur ajo ishte në moshë fare të re, veçse 14-vjeç.

Me këngët “Letër Nënës” (Avni Mula) dhe “Ylli partizan” (Agim Krajka), për herë të parë merr pjesë në (Festivali i 6-të i Këngës në RTSH|Festivali i Këngës në RTSH) ku merr çmim të dytë dhe të tretë. Në dhjetor të vitit 1972, në Festivalin e 11-të, merr pjesë me këngën “Kush me njeh mua”, të kompozuar nga Agim Prodani. Me këtë këngë, fiton çmimin e tretë të festivalit

Një vit më vonë më 1973, në Festivalin e 12-të, Ema Qazimi këndoi dy këngë: “Gjurmë të arta” me muzikë të kompozuar nga Kujtim Laro, e tekst të Lirim Dedës. Me këtë këngë fitoi çmimin e parë dhe u dublua nga Vaçe Zela. Por edhe me këngën tjeter “Sup me sup si malet”, e kompozuar nga Agim Prodani që u dublua nga Qemal Kërtusha.

Më 1974, në festivalin e radhës, të 13-in, po ashtu Ema paraqitet me dy këngë. Me këngën “Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë” të kompozuar nga Kujtim Laro e të shkruar nga Xhevahir Spahiu, ku zuri vendin e tretë në festival dhe me këngën “Kënga zjarr”, e kompozuar nga Tish Daija dhe e shkruar nga Aleksandër Banushi, e dubluar nga Avni Mula, duke marrë çmimin e dytë.

Në vitin 1975, në Festivalin e 14-të, ajo paraqitet me këngën “Buka e duarve tona”, një këngë e shkruar nga Xhevahir Spahiu dhe kompozuar nga Kujtim Laro, duke marrë çmimin e parë. Me këngën “Dashuria më e madhe”, e shkruar nga Fatmir Gjata e me muzikë të Agim Prodanit, fitoi çmimin e tretë, e cila më vonë u dublua nga Lindita Sota (Theodhori).

Më 1976, në Festivalin e Këngës së RTSH-së, Ema këndoi po ashtu dy këngë, këngën “Buka dhe çeliku” me muzikë të Agim Prodanit e të shkruar nga Pandeli Koçi, këngë fituese e çmimit të dytë dhe ajo që mori çmimin e tretë me këngën “Këngë për Tiranën”, me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Dritëro Agollit. Më 1978, në Festivalin e 17-të, me këngën “Shqipëri o vendi im”, një këngë e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula. Me këtë këngë mori çmimin e dytë dhe si zakonisht për këngët e saj, edhe kjo u dublua nga vetë autori, Avni Mula.

Kënga e dytë “Këputa një gjethe dafine”, me të cilën u paraqit në duet me Liljana Kondakçiun, u dublua nga Gaqo Çako, i cili në këtë festival kishte fituar çmimin e parë.

Kënga “Trëndelinë dhe këngë” e shkruar nga Hysni Milloshi dhe e kompozuar nga Avni Mula, ishte kënga me të cilën Ema Qazimi në vitin 1978 u paraqit në Festivalin e 18-të Këngës në RTSH. Ishte kjo hera e parë që Ema u paraqit vetëm me një këngë në këtë festival, që nga fillimi i pjesmarrjes së saj në të.

Për Festivalin e 19-të Këngës në RTSH, Nikolla Zorraqi për Emën kishte përgatitur këngën e titulluar “Nën yje e prisnim vitin e ri”. Dublimin e kësaj e ka bërë Gaqo Çako, ndërsa kënga tjetër me të cilën u paraqit titullohej “Për ty çelin mijëra mëngjese” dhe ishte përgatitur nga Avni Mula, i cili edhe e dubloi.

Në vitin 1980, në Festivalin e 20-të Këngës në RTSH, në skenë doli me këngën “Flaka e betimit”. Tekstin e kësaj e kishte përgatitur Zhuliana Jorganxhiu, ndërsa muzikën Kujtim Laro, kurse dublimi i saj është bërë nga Alida Hisku. Ndërsa, kënga e dytë “Krenari e brezave”, fitoi çmimin e parë. Kjo ishte shkruar nga Gjokë Beci, e kompozuar nga Feim Ibrahimi. Dubimi i saj u bë nga Liliana Kondakçiu.

Një sukses i padiskutueshëm për Ema Qazimin ishte Festivali i 21-të, ku këndon këngët “Kur çelin bozhuret”, nje hit i vërtetë, një baladë rrënqethëse e shkruar nga Limos Dizdari dhe tekst të Gaqo Apostolit, si dhe këngën “Dashuria jonë”, me muzikë të Flamur Shehut dhe tekst të Zh. Jorganxhi, – e para dubluar nga Myfarete Laze dhe e dyta nga Lindita Theodhori. Dolën të dyja në finale po kënga e dytë, u vlerësua me çmim të dytë.

Në Festivalin 22-të në RTSH, këndon këngën e Hajg Zaharjanit “Zemërzjarrta moj”, e dubluar nga Luan Zhegu.

Në Festivalin e 23-të, këndon këngën “Fjala e ngrohtë”, një krijim i Feim Ibrahimit dhe me tekst të Gjokë Becit, dubluar nga Afërdita Zonja.

Në Festivalin 24-të, Ema këndon këngën e Agim Prodanit “Lidhur në një besë”.

Në Festivalin e 28-të, paraqitet me këngën e Thoma Simakut “E zgjodhe vetë të vërtetën”, ndërsa në Festivalin e 32-të të këngës me këngën e Diana Ziut, “Ti o shpirt që mban një botë” dhe në Festivalin e 33-të, me këngën e Adrian Hilës “Jeta ime”. U vlerësua me çmimin e karrierës në Festivalin e 33-të të këngës.

Në Festivalin e 34-të, është në jurinë e Festivalit dhe në të 35-tin, e ftuar speciale.

Rikthehet në Festivalin e 37-të, me këngën e kompozuar nga vetë Ema “Mama”, që ja kushton, nënës së saj.

Ka marrë gjithsej 5 çmime të para “Shtëpia ku lindi partia” në Fest. 9, “Gjurmë të arta” Fest. 12, “Buka e duarve tona” Fest. 14, “Këputa një gjethe dafine” Fest. 17 dhe “Krenari e brezave” në Fest. 20-të.

Ka marrë çmime të dyta e të treta pafund, thuajse në çdo festival duke filluar nga i Festivali i 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 17 dhe Fest 21. Në të gjitha anketat muzikore që ka marrë pjesë ka qenë fituese, ku mund të përmendim këngët: “Mujo Ulqinaku”, “Djaloshi me këmishë të kuqe”, “Dheu im flori”, “Bija ime”, “Ditëlindja dhe deti”.

Ema ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalet e Pranveres, ku në të parin qe ndër më të pëlqyerat e publikut me këngën “Gol bukur gol” e Agim Prodanit, – me të cilën zuri vendin e dytë. Kënga “Cobani” e Luan Zhegut, zuri vendin e tretë.

Ema, gjatë karrierës së saj njihet si këngëtarja që ka pasur më shumë duete me këngëtaren, Liljana Kondakçi, me të cilën numëron 6 duete: “Këputa një gjethe dafine”, “Mbete këngë e brezave”, (A.Peci) “Këngë për Emin Durakun” (kënduar në Kosovë), “Ti më je si një gonxhe”, “Natë në bregdet ” (K. Kote), si dhe me Luan Zhegun ka një duet “Fejesa jonë”. Ajo ka dhënë koncerte dinjitoze në disa vende, si: Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, SHBA, etj, e po ashtu edhe katër Koncerte Recitale:

“Udha e këngës sime” – Tiranë, 1986. Ky spektakël shënon të parin realizim institucional në gjininë e Artit të Muzikës se Lehtë Shqiptare. Ai u dha në pothuajse të gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër etj.

“Rrënjët e Lisit Tim” – Rajonin e Pulias, Arbëreshët e Italisë, 1990
“Ema la piu famosa cantante Televizione Albanese” – spektakël koncertal, qyteti Kastelamare Di Stabia – Napoli, Itali, 1992

“MAMA” – spektakël televiziv (edhe autore e libretit) – RTSH, Tiranë, 2001
Këto spektakle janë shfaqur sa e sa herë për shqiptarët në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare kudo nëpër botë dhe kurdoherë janë mirëpritur me entuziazëm të madh si rrallë kush tjetër.

Të gdhendura do të mbesin disa nga këngët e Emës, si : “Këngë për Çerçis Toppullin”, “Vite të Zjarrta”, “Këngë për Mujo Ulqinakun”, “Portret heroine”, “Baballarët”, “Trëndelinë dhe këngë”, “Rinia jeton”, “Këputa një gjethe dafine”, “Çobani”, “Marinari”, “Shqipëri o vendi im”, “Kur çelin bozhuret”, etj. Posaçërisht shquan kënga e kompozuar nga vetë Ema, me një titull kuptimplotë “Mama”, një himn i dashurisë për të gjithë ata fëmijë që u ka munguar dhe u mungon kjo figurë e dashur për çdo njeri.

Ema është vlersuar me disa çmime:
“Çmimi i madh i Deakdës së Majit” – Tiranë, 1969.
“Artiste e Merituar” – Tiranë, 1984.
Kupa e Festivalit të “Kënga Mesdhetare” – Trani, Itali, 1992.
Çmimi i madh “Mikrofoni i Artë” në Festivalin “Kosovarja këndon” – Ferizaj, Kosovë, 1999.
Mjeshtër i Madh” – Tiranë, 2010.

Pjesëmarrëse si aktore :
“Diell me kastër”, rol kryesor, Teatri Popullor
“Vërshime Pranverore” rol kryesor, Teatri Popullor
“Përmbytja e madhe” rol episodik, Teatri Popullor
“Kapedani”, rol episodik, Film i Kinostudios “Shqipëria e Re”
Turne me trupën e Teatrit Popullor në Kosovë.