osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Elvis Martinaj shkoi për aleancë tek fisi Avdyli dhe nga aty nuk doli më, Gent Prizreni i grabiti tokat e trashëguar në Palasë

Elvis Martinaj shkoi për aleancë tek fisi Avdyli dhe nga aty nuk doli më, Gent Prizreni i grabiti tokat e trashëguar në Palasë

Elton Qyno është një nga gazetarët më të saktë të kronikës së zezë, pasi flet mbi fakte dhe dokumente, dhe kurrë nuk sheh filxhan në TV dhe nuk tregon përralla. Gazetari Qyno shkruan se Elvis Martinaj ka hyrë për herë të fundit tek fisi i Avdylajve në Shijak dhe prej aty nuk ka dalë më.

Kështu gazetari ngre dyshime të forta se Matinaj ka shkuar për t’u strehuar dhe për të krijuar aleancë me grupin e Avdylajve, por këta të fundit mund ta kenë prerë në besë.

Elton Qyno rrëfen edhe një tjetër detaji, konfliktin mes Ervis Martinajt dhe biznesmenit Gent Prizreni. Sipas Qynos, Gent Prizreni ka hipotekuar në emrin e tij një sipërfaqe të madhe toke, qē i përkiste Martinajt si trashëgimtar.

Postimi i plotë i Elton Qynon

Misteri ka mbushur këtë kasabanë e vockël tonë, që në raport me vendet e tjera dhe dominancën në arenën ballkanike, europiane dhe botërore, jemi një hiç gjë. Të papërfillshëm, në çdo drejtim.

Veç rastit që Rama, zbuloi përmes prokurorit të Partisë misterin e agjentëve rusë në Çekin dhe se sulmi kibernetik në e-Albania, kishte ndodhur nga hakera Iranianë, të tjërat mistere, janë të mbuluara nga një vorbull e ndërlikuar. Dhe që habitshëm Rama nuk di asgjë.

Kjo vorbull të jep përshtypjen se, Rama këto 9 vjet qeverisje, është në “mjegull” dhe s’mer vesh ku ndodhet dhe asgjë çfarë bëhet, sidomos nga vetë njerëzit e tarafit të tij.

Mister ndërtimi i pallatit që kosovari i Fierit, Lulzim Morina, kishte ndërtuar në zonën e Liqenit të Thatë. Mister i madh si doli ky përbindësh pikërisht pas një dite, nga sa foli Rama në takim me krerët e policisë në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.

Mister se si vetë Rama, nuk e dinte që Morina po ndërtonte aty pa lejë, kur në lokalin-restorant të tij ka shkuar disa herë Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama dhe i biri Gregori.

E bëri njësoj si Berisha pas tragjedisë së Gërdecit, që doli e tha se: “…dëgjoni o njerëz, unë nuk e dija ku ishte Gërdeci…”. Por nga ana tjetër, kishte miratuar dhe firmosur një deng të mirë me letra shtetërore për Gërdecin.

Mister pse Rama, pasi e identifikoi pallatin pa lejë dhe zbuloi se ishte i Lul Morinës, përmes Belës i ofroi Morinës dy opsionet e zgjidhjes, por çuditërisht nuk e arrestoi dhe as e procedoi për “Ndërtim pa lejë”.

Mister dhe Marrëzi pa fund. Një fshatar apo qytetar, qoftë dhe Bojken Lako, nëse kapet me ndërtim pa lejë të tre dritareve, fillimisht arrestohet nga policia dhe procedohet, e më pas dënohet. Ndërsa Lul Morina nuk procedohet por i ofrohen variante zgjidhjeje.

Në rastin konkret ndërtimi pa lejë është për qëllime përfitimi dhe dënohet nga 3 deri në 7 vjet heqje lirie. Ashtu siç ndodhi për një shtesë lokali, që kishte bërë Mark Frroku, tek “Colosseu”, në rrugë të “Durrësit”.

Po ashtu mister që Rama dhe Çuçi, nuk dinë se kush janë drejtorët aktualë dhe ish-drejtorat, të cilët i shërbenin me devotshmëri biznesmenit-kriminolog të lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Mister i madh për vëtë Ramën, prezenca e lajmeve për zhdukjen pa adrresë të Ervis Martinaj. Për luanët, kunadhet, Oligarkët, liçensat e basteve dhe politikën.

Mister i Ramës, nëse biznesmeni-kriminolog Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Rama çuditërisht s’di gjë për këtë enigmë dhe porosit Rrumbullakun, që t’ia rrumbullakosë informacionin Ramës në këtë drejtim.

Rama s’di gjë për Martinaj, por në fjalën e tij herë flet në formën e shkuar me “ishte” pra që ka ikur ka mbaruar, dhe herë në kohën e tashme me “është”, duke nënkuptuar që vijon të jetë ende në qarkullim.

Mister për Ramën, janë dyshimet se Ervis Martinaj ka hyrë dhe s’ka dalë më, tek fisi Avdyli në Shijak. Fis ky që ka bërë fushatë elektorale pa fund në 2017 për Ramën.

Rama kërkon që këtë mister t’ja shoshitë Policia e Rrumbullakut. Ashtu siç ka kërkuar që misterin e pallatit të Lul Morinës, të ndërtuar në teritor të Lali Erit dhe 300 metra në vija ajrore me zyrën e Ramës, t’ia shoshitë Belinda.

Rama kërkon të dijë rreth misterit të Ervis Martinaj, që nëse biznesmeni-kriminolog ka vdekur, policia të dali dhe të japi sihariqin në publik, në media.

Por Rama, nuk kërkoi nga policia që pasi të zbulonte misterin e versionit të vrasjes, duhet me patjetër të thotë dhe në publik se kush person, e ka rrëmbyer dhe vrarë Ervis Martinaj.

Njëherësh Rama, kërkon që policia t’i shoshitë misterin e versionit të mundshëm të inskenimit. Dhe nëse është e vërtetë, të dali dhe ta thotë publikisht, në media, policia. Madje dhe të gjendet dhe arrestohet Ervis Martinaj, duke ja dërguar SPAK-ut.

Por ashtu si me versionin e parë të vrasjes, Rama nuk e thotë edhe në versionin e dytë të inskenimit, që policia duhet të zbulojë dhe arrestojë, protagonistët kryesorë të këtij inskenimi.

Mister vijon të mbetet, se pse Rama në fjalën e djeshme para policëve e personalizoi, direkt problemin me Ervis Martinaj. E vetëetiketoi këtë të fundit, si llumin dhe njeriun më të zi që ka bota e krimit në Shqipëri.

Një gjuhë e personalizuar që mund ta shprehë vetëm dikush, i cili e ka sëkëlldinë personale dhe jo shtetërore dhe të përgjithshme. Se kjo tokë veç Martinaj, nga Veriu në Jug, mban dhe prapësira të tjera, por ja që Rama nuk flet personalisht.

Mister i madh për vetë Ramën që në këtë “Big-Brother” me Martinaj e pa Martinaj, ka dhe Luanë, Kuçedra dhe Oligargë.

Dhe në fakt nëse ka Oligarkë, ai e di shumë mirë se kush mund të jetë, veç ai me të cilin Ervis Martinaj ka pasur konflikt për pronat në Palasë.

Mister pse Rama nuk e di që Gent Prizreni hipotekuesi i Palasës, ku tashmë është ngritur kompleksi i Vilave “Green Coast” të Samir Manes, u përplas me Ervis Martinaj.

Mister pse Rama nuk e di, që Ervis Martinaj rezulton në trungun trashëgimor të familjes Dhërmiote me mbiemrin Nina, dhe që kanë me dokumenta mijëra metra tokë në Palasë.

Mister po ashtu që Ramadan Troci, drejtuesi i prokurorisë Vlorë mbylli dosjen e kallëzimit penal, të bërë nga 4 familje Dhërmiote, të cilat pretendonin pronësinë e sipërfaqes së tokës në Palasë.

Mister për Ramën është dhe fakti që 4 familjen Dhërmiote, kanë çuar shtetit Shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, për të kërkuar dëmshpërblim financiar për pronat e tyre.

E shumë e shumë mistere të Ramës në lukuninë e inceneratorëve, që i kërkon policisë t’ia zbulojë dhe shoshitë këto mistere, por jo ti arrestojë autorët e tyre.