Shumica e identifikojnë, si Marigoja te “Përrallë e kaluara”, edhe pse rolet e Elvira Diamantit në kinematografinë shqiptare janë të shumtë. Tipare të theksuara, shtat të lartë dhe një qëndrim për t’u admiruar, është ajo aktorja që ka luajtur rolin e disa prej personazheve më pikant të romaneve të Kadaresë, si “Kush e solli Doruntinën”, “Natë me hënë” etj. Edhe pse Diamanti është tërhequr shpejt nga skena, ajo ishte e angazhuar, deri para disa muajsh, si drejtoreshë në Arkivin Qendror të Filmit Shqiptar.
Ajo u lind në Tirane më 30 nëntor 1962. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve , më 1986 filloi pune si aktore në Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive, vajza romantike e të dashuruara, por edhe role tragjike. Ajo mundi të japë në skenë tronditjen që vinte prej baladës ngjethëse të oralit shqiptar , “Kostandinit dhe Dhoqinës”, në inskenimin e novelës “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë (1988). Dy vjet më vonë i dha jetë një personazhi tjeter kompleks, Margaritës që vinte sërish nga një tjetër novelë e Ismail Kadaresë, Natë me heënë (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltesinë e aktrimit të saj në figuren e krijuar. Znj. Diamanti ka luajtur me sukses edhe në 12 filma. La mbresa të forta me rolin e Marigose te Përrallë nga e kaluara (1987). Në vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë. Pas nje periudhë të shkurter pune ne Presidencë, drejton prej vitesh Arkivin Qendror Shteteror te Filmit ku dhe fale punes se saj jane restauruar nje sere filmash e dokumentaresh me fonde kryesisht te huaja por edhe shqiptare. /Konica.al