Ish zyrtari publik i PD-së, Elvi Fundi, jo vetëm paguhet me paratë e korrupsionit qeveritar, po shërben edhe si sekser i të paktën dy personazheve që kanë fituar tendera dhe koncensione korruptive, me vlerë qindra mijëra euro.
Bëhet fjalë për Klod Allajbeun dhe kreun e Gardës, Gramos Sako, i proceduar për përdhunim në grup dhe përfitues i mbi 100 milionë eurove para publike përmes kompanisë 2T, të cilën e ka kaluar në letra në emrin e vëllait, Artan Sako.
Burime për Prapaskenën theksuan se ish këshilltari i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme tek gazetari Adriatik Doçi, duke i kërkuar që të mos denonconte më vjedhjet e parave në shëndetësi nga Klod Allajbeu, me koncensionin korruptiv të hemodializës dhe tenderat e paracaktuar.
Në këmbim, sekseri Elvi Fundo, i ka ofruar 100 mijë euro. Oferta korruptive është refuzuar në mënyrë kategorike.
Ish zyrtari publik Elvi Fundo ka ndërhyrë edhe si sekser i Petrit Mahos dhe i disa priftërinjve grekë, për të mos raportuar apo për të hequr shkrime rreth aktivitetit të tyre, fakte për të cilat do të flasim në vijim.
Sot Elvi Fundo mbron aferën e inceneratorëve, sidomos rolin e Ben Tigrit dhe Gjiknurit.
Për Elvi Fundon po përgatiten disa kallëzime penale me fakte dhe prova, për pastrim parash, mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim me pasoja të rënda, gjobëvënie, shantazh etj.