1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Elvi Fundo i përfshirë në vjedhjen e materialeve të SPAK? Si e shiti bashkëpunëtorin për të shpëtuar vetë. A do t’a përfshijë Dumani në grupin kriminal?!

Elvi Fundo i përfshirë në vjedhjen e materialeve të SPAK? Si e shiti bashkëpunëtorin për të shpëtuar vetë. A do t’a përfshijë Dumani në grupin kriminal?!

SPAK ka shpenzuar qindra mijëra euro për sigurinë kibernetike. Megjithatë, siguria kibernetike e institucionit kryesor të luftës kundër krimit dhe korrupsionit është vënë në pikëpyetje. Në 13 mars 2025, pa një hetim të zakonshëm dhe në mënyrë të rrufeshme, SPAK mori konfirmimin në GJKKO për të arrestuar shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj me akuzën ndërhyrjes në sistemet kompjuterike. Zambak Gjoni ka qenë edhe drejtor i paraburgimit të Vlorës.

Për arrestimin e tyre nuk pati njoftim nga SPAK. Lajmi u mor vesh vetëm kur GJKKO konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg një ditë më pas. Dosja ndaj tyre mbahet sekret, pasi ekspozon në publik një dobësi të SPAK në ruajtjen e sekreteve hetimore.

Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj dispononin materiale hetimore që ndodheshin në kompjuterat e SPAK dhe të hetuesve të BKH, një akt ky i paligjshëm dhe i dënueshëm.

Sipas burimeve, Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe ndoshta edhe persona të tjerë, kishin akses prej kohësh në e-mailet e prokurorëve të SPAK. Ata dyshohet se kishin password-et e e-maileve që dyshohet se nuk ishin ndryshuar që në vitin 2019 kur u shkri Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Përmes e-maileve janë aksesuar materiale të shumë çështjeve nën hetim. Këto materiale hetimore i dispononin edhe ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, si dhe nipi i tij Dritan Palnikaj, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, por besohet edhe shumë persona të tjerë.

Disa materiale hetimore për aktivitetin korruptiv të përfaqësueve të mazhorancës, Gjoni ua ka dërguar edhe dy gazetarëve të opozitës, Basir Çollakut dhe Elvi Fundos, në mirëbesim dhe me qëllim për t’i publikuar në media.

Çollaku është një gazetar solid pranë PD-së, i cili prej vitesh ka bërë denoncime serioze. Çollaku është edhe kandidat për deputet i PD në Dibër. Elvi Fundo, i njohur edhe si Vesho mallisti, ka qenë zyrtar i PD-së dhe anëtar bordesh shtetërore deri në 2013. Prej vitesh financohet nga disa oligarkë dhe disa ministra të qeverisë Rama.

Gazetari Çollaku ka vlerësuar me të drejtë të mos i publikojë materialet hetimore për shkak të sekretit hetimor dhe rrezikut të minimit të hetimeve (edhe pse gazetari nuk e ka detyrim ligjor ruajtjen e materialeve sekrete, por ka si mision ekspozimi e tyre nëse përbëjnë interes publik). Por, Basir Çollaku nuk e shiti burimin e lajmit.

Nga ana tjetër pseudogazetari Elvi Fundo ka spiunuar dhe shitur burimin në SPAK, me sa duket për të shpëtuar veten e tij, pasi prej muajsh mburret me publikimin e materialeve sekrete të SPAK.

Teksa burimi i lajmit priste publikimin e materialeve dhe impaktin publik, gazetari i opozitës që paguhet nga qeveria nisi bashkëpunimin me SPAK për t’ë futur në burg burimin dhe bashkëpunëtorin e tij, me të cilin besohet se kishte një bashkëpunim të konsoliduar dhe jo për herë të parë.

Disa orë pasi Zambak Gjoni i ka nisur materialin Elvi Fundos, natën e 12 marsit prokurorë dhe hetues të BKH janë kthyer në SPAK të alarmuar, ndërsa të nesermen është arrestuar Zambak Gjoni dhe pas tij edhe Arnold Rrokaj.

Këtë akt, që në gazetari konsiderohet thyerje e një prej parimeve themelore (mbrojtja e burimeve), Fundo e reklamoi tek Fevziu, ku tha se grupi i hakerimit po ndiqej prej kohësh nga SPAK dhe se atij, disa orë pasi i kishin nisur materialin, kishte marrë një urdhër nga SPAK për të ndalimin e publikimit të materialeve hetimore. Ky version i tij ngre dyshime të forta se Fundo ishte pjesë e grupit kriminal të halerimit dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit, ka bashkëpunuar me SPAK, duke fundosur Gjonin dhe Rrokajn. Dhe dalja tek Fevziu, duke u mburrur se si i shiti anëtarët e grupit, është në funksion të krijimit të alibisë për t’i shpëtuar përfshirjes në grupin kriminal që po hetohet nga SPAK.

Vesho në versionin e gazetarit ka kryer aktin më të rëndë dhe të shëmtuar, duke shitur burimin e informacionit, pavarësisht formës se si burimi i kishte aksesuar informacionet. Burimet e lajmeve janë të shenjta në gazetari. Sinjalizuesit e gazetarëvë përbëjnë edhe themelin e lirisë së medias. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriu ka disa vendime për mbrojtjen nga ekspozimi të burimeve të gazetarëve.

Kodi i Procedurës Penale, neni 159, i jep të drejtë gazetarit të mbrojë burimin e informacionit, me përjashtim të rasteve kur gjykata e urdhëron me vendim me kusht që burimi të përbëjë një provë themelore për të zbardhur një ngjarje të rëndë. Edhe në këtë raste, ligji parashikon që gazetari mund të mos e zbatojë vendimin e gjykatës, duke bërë disa muaj burg.

Dhjetëra gazetarë kanë sakrifikuar lirinë e tyre për të mbrojtur burimet. Gazetari Elton Qyno ka disa muaj nëpër gjyqe vetëm për të mbrojtur burimin. Gjatë pushtetit të parë të Berishës, disa gazetarë kanë bërë burg dhe nuk kanë treguar burimet. Pa gazetarë që mbrojnë burimet nuk do të kishim Watergate, WikiLeaks, Panama Papers etj.

Vesho në versionin e anëtarit të grupit kriminal që shet shokët është më i mirëkuptueshëm, pasi edhe babanë e tij e ka pasur spiun të ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.