Vitet e fundit jemi mësuar që të shohim personazhet VIP të publikojnë në rrjetet sociale foto vetëm nga qytetet evropiane. Por zhvillimi dhe transformimi që ka pësuar Tirana kohët e fundit, ka bërë që ky trend të ndryshojë dhe tashmë të gjithë personazhet e njohur të postojnë në profilin e tyre një foto nga rrugët apo sheshet e kryeqytetit.
Edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata bëri një postim sot në Instagram duke publikuar foto me motrën e saj në rrugët e Tiranës, ndërsa ka vizituar edhe Bunk’Art. Ajo nuk heziton që të shprehet e emocionuar me qytetin ku u rrit.
Për fat të keq nuk bëj më shëtitje në qytetin tim. Hera fundit ka qenë rreth 10 vite më parë, edhe pse jetoj këtu. Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur! Mu mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi, por vetëm detyra shpie.
Elvana Gjata
shkruan tekstualisht Elvana e cila i bën tag motrës Migena Gjata. Dy bukuroshet shfaqen me syze dielli dhe të veshura plot stil duke shëtitur në Tiranë.
( Këngëtarja, Elvana Gjata shëtitje me motrën në Tiranë )