osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Elona Guri i mbajti çantat e dyshimta Monikës në udhëtimet jashtë vendit, dëshmitare kyçe e transaksioneve me rusët dhe e lëvizjes së parave

Elona Guri i mbajti çantat e dyshimta Monikës në udhëtimet jashtë vendit, dëshmitare kyçe e transaksioneve me rusët dhe e lëvizjes së parave

Monika Kryemadhi ka udhëtuar mbi 130 herë jashtë vendit vitet e fundit. Referuar sistemit TIMS, Kryemadhi, gjatë një viti ka qëndruar 65 ditë jashtë vendit.

Rezulton se Kryemadhi nuk ka deklaruar shpenzime në ILDKPKI, as për koston e udhëtimeve dhe as për koston e qëndrimit jashtë vendit.

Gjithashtu, Monika Kryemadhi rezulton se ka kryer qindra transaksione me kompani të oligarkëve rusë.

Bie në sy që Monika Kryemadhi ka udhëtuar shpesh jashtë vendit me Elona Gurin, një personazh i besuar i Metës dhe Kryemadhit edhe për punë të pista, si përgjime në dhoma gjumi, shantazh etj.

Elona Guri njihet ndryshe edhe si bankomati i Ilir Metës dhe Kryemadhit.

Duke parë udhëtimet, Monika Kryemadhi ka udhëtuar jashtë vendit më shumë me Elona Gurin se sa me Ilir Metën. Madje, në disa raste, Monika dhe Guri kanë kaluar kufirin në këmbë me çanta.

Për Elona Gurin ka edhe një kallëzim penal në SPAK, pasi pretendohet se ka lëvizur paratë e pista të Metës dhe Kryemadhit jashtë vendit.

“Nga ana tjetër, rezulton se sipas informacioneve të marra disa individë të caktuar pranë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët edhe gjatë karrierës së tyre kanë pozicione kontradiktore, kanë pastruar paratë të cilat i janë dhënë cash nga çifti Meta- Kryemadhi dhe janë futur në llogaritë e tyre bankare për të kryer transferta drejt shoqërive offshore ose shoqërive të tjera në interes të LSI… Elona Guri është po aq e rëndësishme në skemat e pastrimit të parave të familjes Meta -Kryemadhi.

Ajo rezulton të jetë pjesë e skemave të financimit të kompanive lobuese në SHBA dhe offshore. Elona Guri ka mbuluar shpenzimet e fëmijëve të Ilir Metës gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar çdo javë drejt Anglisë pa pasur burime të justifikuara mbi shpenzimet e bëra.

Mjafton të verifikohen udhëtimet e Elona Gurit jashtë Shqipërisë dhe qartazi del në pah fakti se ka pamundësi për t’i mbuluar ato shpenzime. Gjithashtu mister mbetet fakti përse ky person e ka nisur karrierën si babysitter e fëmijëve të familjes Meta, më pas asistente e Ilir Metës, donatore e LSI, financuese e skemave të Ilir Metës, postiere e parave të Ilir Metes drejt Anglisë dhe së fundmi kandidate për deputete në qarkun Durrës”, thuhet në materialin kallëzues.