Këngëtarja Eli Fara, ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e saj.
Ajo ka një vajzë nga martesa e saj, Marina Farën e cila po ashtu është personazh i njohur për publikun.
Por, këngëtarja është shprehur se në fakt ajo ka dashur gjithnjë të ketë më shumë se një fëmijë, por e ka penguar fakti se për të zgjeruar familjen, të duhet në krah personi i duhur.
Eli u shpreh:
Absolutisht po. Të paktën thoja më parë dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë.”
Më tej ajo shtoi se madje edhe tani do të donte të bëhej nënë nëse në krah do të kishte partnerin ideal. Nuk është kurrë vonë.