Historiania Elena Kocaqi u shpreh se pellazgët quheshin popull hyjnor sipas konceptit epik. Ekzistenca e fiseve pellazge është përmendur që në kohën e Homerit, tha Kocaqi.
Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se pellazgët quheshin Toskë dhe shtriheshin në Epir që sot përkon me Shqipërinë e Jugut dhe sipas saj kjo është shumë e rëndësishme dhe me të mund të tallen vetëm ata që nuk kanë informacion.
“Pellazgët quheshin Toskë, shtriheshin në Epir, Shqipëria jugut sot, ata mbajnë ende emrin Toskë, populli i Zotit dhe ne ruajmë ende atë emërtim.
Nëse kjo nuk do ishte e vërtetë si mund ta ruash ende dhe sot pas 3 mijë vjetëve? Sepse Pellazgët quheshin popull hyjnor sipas konceptit epik. Ekzistenca e fiseve pellazge është përmendur që në kohën e Homerit.
Epiri nuk është quajtur qendra e Pellazgëve. Dodona është qendra me e vjetër në botë dhe ka qenë qendra fetare më e rëndësishme në botë. Pellazget, origjina e shqiptarëve, unë mendoj se tallen me këtë njerëzit që nuk kanë informacion, sepse për të tjerët kjo është një temë shumë e rëndësishme. “, tha Kocaqi nga studio e “Arnautistan” në MCN TV.