Hetimet e vrasjes së marokenit 39-vjeçar ditën e djeshme, kanë nxjerrë përfundim se ishte për motive vetëmbrojtjeje dhe autori i vrasjes, politikani Massimo Adriatici është lënë në arrest shtëpie.
Mediat italiane raportojnë se janë parë kamerat e disa bizneseve në afërsi të ngjarjes dhe është vënë re se emigranti i afrohet politikanit dhe pas një diskutimi të shkurtër e godet atë me grusht. Pas goditjes shihet që politikani bie në tokë dhe sapo ngrihet merr armën dhe e qëllon atë.
Prokurori i Pavia, i cili heton vrasjen, ka kërkuar konfirmimin e arrestit shtëpiak për komisionerin. Pas këtij vendimi kanë ardhur shumë reagime, kryesisht nga emigrantët marokenë të cilët janë të shumtë në Itali, si dhe familja e cila ka kërkuar drejtësi. Diskutime dhe debate ka patur edhe për armëmbajtjen e politikanit, e cila ishte me leje por kjo gjë nuk do të thotë që arma mund të përdoret në çdo rast.