osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekzekutimi i nënës së saj në ’97-ën! Si ndodhi ngjarja që Elsa Lila nuk do e harroi gjithë jetën?

Ekzekutimi i nënës së saj në ’97-ën! Si ndodhi ngjarja që Elsa Lila nuk do e harroi gjithë jetën?

Me zërin brilant, thjeshtësinë e butësinë e saj, Elsa Lila e magjepsi publikun shqiptar që në momentin kur u ngjit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”.

Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Kohë më parë, nga përtej detit mbërriti lajmi i arrestimit të saj, i cili më shumë ndoshta se indinjatë, ka shkaktuar keqardhje.

Keqardhje për një jetë plot tallaze të kësaj këngëtareje të bukur e të talentuar, e cila po rriste e vetme vajzën e saj pas ndarjes nga partneri.

Elsa u përball që në moshë të vogël me një dhimbje të madhe: vdekjen e të ëmës, në rrethana të tmerrshme.

Nënën, violonisten Eva Vishaj e humbi në 1997, viti i trazirave; ajo u gjet në grahmat e fundit të jetës e qëlluar me plumb në kokë.

Për këtë vrasje, më vonë u akuzua Albenc Ago. Eva punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit.

Duke qenë se ishte e divorcuar, Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”, transmeton ‘lapsi.al’.

Mbi motivin e gjestit të tij, nuk u hodh asnjëherë dritë plotësisht, ndërsa Elsës i solli një vuajtje që e shënjoi për të gjithë jetën.

Si ndodhi vrasja

Historia e vrasjes së Eva Vishajt, zë fill më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet për këtë ngjarje u rihapën vite më vonë dhe, në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.

Ai u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor 2005, një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e deklaruan të fajshëm për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, Ago u dënua me 20 vjet burg.

Në këtë vendim, Gjykata e kryeqytetit shqiptar arsyetonte: “Persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.

Pas këtij vendimi, Ago u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri. Në maj 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes.

Pas një rishqyrtimi të pjesshëm, më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Rekursi i këtij vendimi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Më pas, Ago iu drejtua Kushtetueses, e cila në nëntor 2012 e ktheu dosjen për rishqyrtim në Apel.