osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Krimet e Rënda fundosin grekun, e lënë në burg

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Krimet e Rënda fundosin grekun, e lënë në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka rikonfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

 

Ish-oficeri grek Eftimios Eftimiu si dhe Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Melvi Dinellari do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Më 29 janar ata ekzekutuan Devi Kasmin apo i njohur me emrin tjetër Dëfrim Kasmi.

 

Hoxhallari, Halipaj dhe Dinellari kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese e hodhi poshtë vendimin e tyre duke i lënë sërish në qeli. Avokati i ish-oficerit të policisë është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm dhe se procesi duhet të bazohet në prova dhe jo në spekulime.

 

Po ashtu në burg ka mbetur edhe Mario Meshini, me të cilin Kasmi do të takohej në momentin që ndodhi vrasja./Balkan Web

 

VRASJA

 

Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale.