osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekstremi i djathtë trondit Europën, Macron e Scholz pësojnë humbje drastike

Ekstremi i djathtë trondit Europën, Macron e Scholz pësojnë humbje drastike

Zgjedhjet për Parlamentin Europian që u mbajtën në 27 vendet e BE-së nga e enjetja (6 qershor) deri mbrëmjen e sotme (9 qershor) regjistruan një fitore të madhe të partive të ekstremit të djathtë. Veccanërisht e djathta ekstreme shënoi rezultate historike në Francë, Gjermani e Austri.

Në Francë e Austri partitë respektive të së djathtës ekstreme kryesojnë bindshëm, ndërsa në Gjermani AfD renditet e dyta pas CDU/CSU.

Gjithashtu në Holandë ka një rritje të konsiderueshme të partisë së ekstrimit të djathtë ku nga një 1 mandat që kishte në PE, pas këtyre zgjedhjeve numëron 7 të tilla.

Të tre partitë në koalicionin e kancelarit gjerman Olaf Scholz pësuan humbje, sipas sondazheve. Socialdemokratët e Scholz morën rreth 14% të votave.

Rezultatet ishin në përputhje me një ndryshim të pritshëm më të gjerë në favor të partive të djathta në Parlamentin Europian, i cili mbulon një bllok prej 450 milionë qytetarësh.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen festoi rezultatet e arritura pas publikimit të exit-polleve. Ajo qëndron tani një hap larg mandatit të dytë si presidente e Komisionit Europian, institucionit ekzekutiv të BE-së.

“Së bashku i keni fituar këto zgjedhje të BE-së në Gjermani”, tha Von der Leyen, duke folur nga Brukseli.

“Kemi pasur një fushatë fantastike, ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm dhe tani fituam zgjedhjet evropiane,” tha ajo.

Manfred Weber, eurodeputeti gjerman dhe udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, tha se grupi i tij tani është forca “stabilizuese” në Evropë, pas rritjes së të djathtës ekstreme në Gjermani, Francë dhe Austri.

Sondazhet treguan se partia “Tubimi Kombëtar” e udhëhequr nga Marine Le Pen, doli në krye me më shumë se 30% të votave. Asnjëherë më parë kjo parti nuk ka arritur të marrë kaq shumë vota. Partia Rilindja e presidentit Macron, doli e dyta me 15.2%. Socialistët, të tretët me 14%. Pjesëmarrja në Francë arriti afërsisht 51%.

Duke folur para mbështetësve, kryesuesi i listës së partisë “Tubimi Kombëtar” Jordan Bardella tha se francezët dhanë një “vendim pa paralajmërim”.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi shpërndarjen e Parlamentit, duke ccuar vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Në Austri, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë është fituese e mundshme e votimit, sipas një sondazhi të kryer gjatë javës së kaluar.

Në Holandë, ku u votua të enjten, sondazhet treguan se partia anti-emigracion e nacionalistit Geert Wilders do të fitojë shtatë nga 29 vendet holandeze në Parlamentin e BE-së. Në Greqi, partia e kryeministrit Micotaqis, kryeson me diferencë të madhe. Nea Demokratia pritet të marrë rreth 27.7%, ndërsa partia e dytë që është Siriza vetëm 14% të votave.

Rreth 373 milionë qytetarë nga 27 vende të BE-së u ftuan të votojnë në këto zgjedhje.

Parlamenti i ri Europian ka të ngjarë të jetë më i ftohtë në politikat për të adresuar ndryshimet klimatike, ndërkohë që është i etur për të mbështetur masat për të kufizuar imigracionin në BE. Parlamenti Europian përbëhet nga 720 anëtarë (deputetë) të zgjedhur çdo pesë vjet.