osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekspertët e SHBA-BE zbarkojnë në ILDKP, nis puna për të zbuluar paratë e fshehura nga pushtetarët shqiptarë, ja detajet e marrëveshjeve

Ekspertët e SHBA-BE zbarkojnë në ILDKP, nis puna për të zbuluar paratë e fshehura nga pushtetarët shqiptarë, ja detajet e marrëveshjeve

Muajt në vijim dhe vitit 2019 pritet të sjellin zhvillime shumë të forta në politikën dhe drejtësinë shqiptare. Teksa Bashkimi Europian vuri një sërë detyrash me qëllim hapjen e negociatave në qershor 2019, institucionet që kanë në dorë luftën antikorrupsion janë duke u bërë gati. Një ndër to është Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, i cili ka në dorë fatet e ministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë të administratës. ILDKP po përgatitet që vitin që vjen, të ketë gati sistemin online për pasuritë e të gjithë funksionarëve. Kjo do të thotë se të ardhurat e secilit do jenë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarë, por dhe nga organet ligjzbatuese. Prokuroria do e ketë shumë herë më të lehtë të nisë hetimet, ndërsa po ashtu dhe vetë ILDKP do e ketë më të lehtë në zbulimin e pasurive të fshehura. Sipas raportit vjetor të ILDKP për vitin 2017, ky institucion ka arritur marrëveshje me SHBA dhe BE për të lehtësuar procesin e kontrollit të pasurive. “Inspektorati i Lartë më datë 3 tetor 2017, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me University Research Co. (URC), me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për ofrimin e asistencës në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, i cili do t’i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave private për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar”, thuhet në dokument. Në zbatim të këtij Memorandumi, gjatë periudhës tetor – dhjetor 2017, Inspektorati i Lartë u angazhua në përfundimin e termave të referencës, të nevojshme për zhvillimin e procedurave të prokurimit për pjesën e programimit të sistemit (softuare), pjesëmarrjen, së bashku me përfaqësues të URC dhe USAID, në komisionin e vlerësimit të ofertave për kompanitë që shfaqen interes për të zhvilluar këtë sistem, si dhe finalizimin e procedurës për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

Pakti me BE

Përveç bashkëpunimit me USAID, Inspektorati i Lartë vijoi bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës për zbatimin e projektit “Horizontal Facility” të financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, ku një nga komponentët e lidhur me sistemin online të deklarimit, sigurimi i pajisjeve (harduare), do të mbështetet nga ky projekt. “Për këtë qellim, më 13 shtator 2017 Këshilli i Europës dhe ILDKPKI organizuan një tryezë të rrumbullakët, në të cilën ishin të ftuar institucionet kryesore vendase dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjatë tryezës u parashtrua rëndësia e sistemit online, nevojat e identifikuara për zhvillimin e tij, si dhe u kërkua mbështetja e tyre e mëtejshme institucionale dhe financiare në këtë proces. Inspektorati i Lartë e vlerëson rëndësinë e kësaj iniciative, jo vetëm si përmbushje të detyrimit ligjor, por edhe si përmbushje të angazhimit të marrë në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015 – 2020 dhe Planit të saj të Veprimit, ku një nga objektivat parashikon specifikisht forcimin e regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publike dhe rasteve të konfliktit të interesave nëpërmjet mundësimit të deklarimeve online të pasurisë për të gjithë subjektet deklaruese”, thuhet në dokument./Rigels SELIMAN