Ilir Meta ka nisur lëvizjet për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale për lobimin me 700 mijë USD (para të pista) në SHBA.
Prapaskena mëson se Meta ka siguar një video korrupsioni të prokurorit të çështjes në SPAK, Sotir Klllapi, me qëllim për ta shkatërruar moralisht dhe për të zhvlerësuar dosjen e vet të korrupsionit me lobimin.
Në video shfaqet prokurori Kllapi duke marrë një shumë parash, në formë të parregullt, për një çështje, kur ishte prokuror i zakonshëm.
Videoja ka shkuar fillimisht tek Vjollca Hoxha. Kjo e fundit u tërhoq pasi persona të fuqishëm besohet se ‘votuan’. Nuk dihet nëse paratë i ka marrë Vjollca apo segmentet e saj ‘investigative’.
Çfarë ndodh? Videoja e korrupsionit bie në duart e Ilir Metës pasi prokurori Sotir Kllapi mori në dorë çështjen e lobimit me para të pista nga Meta.
Besohet se Meta ka hedhur qindra mijëra euro para korrupsioni për të marrë videon, me të cilën po i bën presion Sotir Kllapit që të mbyllë dosjen e lobimit.
Në kushtet kur Kllapi nuk mund ta mbyll dosjen pasi prokuror çështje është edhe Arben Arben Kraja, Meta ka vendosur ta publikojë videon.
Pasi videoja të publikohet, nuk dihet se kush do arrestohet i pari, Ilir Meta apo Sotir Kllapi. Në momentin që do publikohet videoja, Sotir Kllapi rrezikon të arrestohet brenda disa orëve.
E vetmja rrugë që Kllapi të shpëtojë fytyrën e tij për një fund të lavdishëm, është që të tregohet më i shkathët dhe të firmosë arrestimin e Metës para se Meta të ‘firmosë’ arrestimin e tij.