Identifikohen dy nga autorët e super grabitjes së 5.7 milionë eurove në Rinas. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta pohon se dy autorët janë identifikuar dhe ndodhen brenda territorit, ndërsa po mbahen në survejim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.
Organizatori i grabitjes Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes në momentin që po tentonte të largohej bashkë me grupin. Katër personat e tjerë u larguan bashkë me thasët me euro dhe prej datës 9 prill ende nuk ka asnjë gjurmë.
Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese vijon punën itensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes./Shqiptarja.com