osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekskluzive.al siguron pamjet e arrestimit të bosit të fundit të mafias Matteo Messina Denaro, ja çfarë i tha ai policisë gjatë arrestimit (Video)

Ekskluzive.al siguron pamjet e arrestimit të bosit të fundit të mafias Matteo Messina Denaro, ja çfarë i tha ai policisë gjatë arrestimit (Video)

Bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro është arrestuar nga policia italiane pas 30 vitesh në arrati. Hetimi i bosit të mafias së Castelvetrano u kryesua nga prokurori i Palermos Maurizio de Lucia dhe prokurorit të shtuar Paolo Guido.

Bosi i mafias u arrestua brenda klinikës private “La Maddalena di Palermo”, ku kurohej prej një viti për një sëmundje të rëndë. Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se bosi i mafias me nofkën “U siccu” (i thati), u kishte paraqitur dokumenta false mjekëve nën emrin Andrea Bonafede.

Kur policia mbrriti në klinikë, bosi i mafias ju përgjigj: “Ju lumtë, ju lumtë! Unë jam!”. Ndërkohë pasi një polic iu afrua dhe e pyeti se si quhej, ai u përgjigj: “Jam Matteo Messina Denaro.”

Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, disa të tmerrshme sikurse torturimi dhe vrasja e vogëlushit 11 vjeçar Giuseppe Di Matteo, i cili u mbyt dhe u tret në acid.

Vrasja e fëmijës u krye më 11 Janar 1996, për të penguar babanë e tij Santino Di Matteo, një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ish -anëtar i mafies, që të mos bashkëpunonte me hetuesit italianë.

Denaro ishte një nga nxitësit e masakrave të vitit 1992, të cilat i kushtuan jetën prokurorëve të antimafias italaine Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Bosi i mafias Cosa Nostra të Siçilisë pati rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona.

Pas arrestimeve të Toto Riina dhe Bernardo Provencianos, Matteo Messina Denaro kishte marrë në dorë drejtimin e Cosa Nostras. Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite.

Pavarësisht zhdukjes së tij, autoritetet italiane bën me dije në shtator 2022, se ai vijonte të jepte urdhra lidhur me mënyrën se si duhej drejtuar mafia në zonën përreth qytetit perëndimor sicilian të Trapanit. Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, policia italiane i dha fund arrestimit të bossit të fundit të mafias, që ka shkaktuar me qindra viktima sa për të mbushur një varrezë të tërë.

Për të parë videon kliko KËTU