Dje, lukunia e babëzitur për lajm pa pasur asnjë karakter të lajmit, që është “rritur” në mynyrë proporcionale me zvogëlimin e numrit të lexuesve, u përpëlitën gjatë të prodhonin ngjarje apo ta sajonin atë… e për këtë u erdhi në ndihmë ish-kryeministri digjital… shpifësi digjital… uturaku digjital, quajeni si të doni.
Mediat online por edhe print, u turrën si gjithmonë të bënin copy-paste gjithfarë lajmi arkivash, të harruara apo të groposura nëpër sunduqe… por në mes tyre, u doli “lajmi bombë” përpara syve, i servirur nga Bebelinoplaku Digjital, që kërkonte të ngelte anonim tek vetja e tij se: “Linda Rama udhëton me çarter (avion privat) më datë 9 Korrik”, i shoqëruar me video.
Nuk ka asgjë të keqe dhe është mëse normale, që bashkëshortja e kryeministrit të fluturoi me avion privat, pasi përveç jetës private si bashkëshortja e kryeministrit, ajo ka dhe një profesion të nderuar, që i jep mundësinë të mos jetoj me “paratë e bashkëshortit kryeministër dhe as nga qeratë e apartamenteve të fëmijëve si plakushi digjital”, por ka punën e saj dhe për një mijë arsye mund edhe të udhëtoi me avion privat, por edhe për qejf, deri sa xhepi mund t’ia mbaj… përderisa fluturon me çarter dhe helikoptera gjithfarë qesharaku, humoristi, modele apo blogere e papunë, por e “punësuar” nga shoqëruesi i saj…!
Ndaj, për ta publikuar këtë lajm, stafi u interesua fillimisht pranë drejtorisë së kufirit, për të pyetur nëse zonja Rama është larguar nga Shqipëria me datë 9 korrik dhe sistemi TIMS rezultoi nul. Duke parë videon e publikuar nga digjiitali në pension pa profesion, ishte farë e thjesht se e gjithë ngjarja kishte vetëm një të vërtetë… ishte një shpifje ordinere, sepse:
1- Pista e vendndodhjes së avionit, nuk kishte asnjë lidhje me pistën e Rinasit, sepse është aeroport me pllaka, i bërë posaçërisht për avion të vegjël, gjë që e tregojnë dhe avionët e të njejtit tip të rrjeshtuar pas avionit “Berisha”, në videon e publikuar nga digjitali.
2- Avioni nuk është çarter, por i kapaciteteve të pasagjerëve me numër të vogël dhe i përket kompanisë turke TC-ASL, ku po ju paraqesim dhe pistën ku është bërë video dhe avionin në Turqi, para nisjes nga Stambolli.
3- Nëse do supozonim, se avioni është nisur nga Rinasi, atëherë video e Bebelino digjitalit, është bërë ose nga piloti, ose nga stuardët, ose nga shoqëruesit, sepse askush tjetër nuk mund të afrohet tek një avion në pistën e aeroportit, përveç tyre.
Kjo tregon se Berisha ka digjital në gjithë botën dhe postier në gjithë gjirizin mediatik, që gjëja e parë që duhet të bëjë është të verifikojnë vërtetësinë e lajmit, aq më tepër kur e marrin nga uturaku i plakut./EKSKLUZIVE.AL