osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekonomi Tregu i bananeve në Shqipëri/ Sa konsumojmë dhe si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Ekonomi Tregu i bananeve në Shqipëri/ Sa konsumojmë dhe si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutën tropikale me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës. Për shkak se fruta e bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të saj.

Përdorimi kryesor i bananeve sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese të saj. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon, shkruan Monitor.

Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori, përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.

Bazuar në të dhënat e pesë vieteve të fundit, importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananeve nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total, të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë.