Eklent Kaçi u shpall kampion i UK Open, duke mundur në finalen me 9 gurë fituesin e vitit të kaluar Joshua Filler.
Në turneu i bilardos të zhvilluar në Londër, një nga më të rëndësishmit në botë, pati një tjetër paraqitje e mirë e sportistit shqiptar që triumfoi në duelin e fundit me rezultatin 13 – 4.
Një sfidë që nisi e luftuar në pikët e parë, por me kalimin e minutave u kthye në një zotërim të Kaçit.
Një tjetër sukses ky i Eklent Kaçit pas titullit Botëror të fituar në kampionatin me 10 gurë po këtë vit në Las Vegas.
Në karrierën e tij 24-vjeçari ka fituar edhe 2 herë Mosconi Cup, aktiviteti ekipor që bashkon bilardistët më të mirë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.