osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Eh, bre shoki Salih!” Letër e hapur Saliut, mbi të shkuarën e lavdishme para e pas ’90-s, si dhe “komplotin” e sotëm Soros-Rama-Basha

“Eh, bre shoki Salih!” Letër e hapur Saliut, mbi të shkuarën e lavdishme para e pas ’90-s, si dhe “komplotin” e sotëm Soros-Rama-Basha

Edhe një lutje kam në fund, o shoki Salih, megjithëse e di se nuk do të ma vësh veshin, ashtu siç bëre në vitin 1990. Mos e rëndo shumë Lulzimin pasi, në fund të fundit, siç tha edhe kjo amerikanja Kokalari, ashtu siç t’i dha ty shoki Ramiz (Alia ) çelësat e pushtetit në vitet ’90, edhe t’i ia besove Lulzimit në 2013

Shkruan Viktor Malaj

“Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se po të pret fati i paraardhësve të tu” / Sali Berisha

Eh, more shoki Salih sa e çuditëshme qenka kjo jetë ! Po ndodhkan gjana që s’t’i pret mendja dhe as t’i rrok truri. E kujt i ka shkue ndërmend dikur se do të hidhej poshtë shoki Enver dhe do të tërhiqej zvarrë shtatorja e tij prej bronxi ?! Ty e mue, jo e jo, por as shumë të tjerëve që atëhere e dojshim shumë dhe e qujshim të pavdekshëm.

Mirëpo, ja që ndodhi. Madje, ti ishe kryetari i karvanit të trumpetave dhe i shoqatës së vajtojcave kundër të këqijave që na kishte sjellë regjimi që t’bani ty doktor dhe partia që të bani ty anëtar në ditëlindjen e saj, me kërkesën dhe dëshirën tënde.

Kur të shikoja ty nëpër mitingje dhe në studio televizive që e ngrije zanin në kupë të qiellit dhe i përsërisje dhjetë herë, pa u lodhur, neverinë dhe urrejtjen për shokin Enver, unë sillja nëpër mend rrugëtimin tënd nga kulla e katundit të malësisë në kryeqytetin e Shqipërisë, studimet brenda e jashtë vendit dhe, sidomos, shërbimet e paçmuara që i pate bërë udhëheqjes së partisë së kriminelëve, duke iu ulur tensionin e gjakut dhe normalizuar rrahjet e zemrave.

Siç ke thënë vetë, para Zotit dhe mjekut janë të gjithë të barabartë, e sidomos përpara mjekut që ëndërron të bëhet zot.

Më vonë fillova të kuptoj se të gjitha veprimet dhe qendrimet e tua para vitit 1990 kanë pasur si synim vdekjen e shokit Enver dhe Politbyrosë dhe përmbysjen e regjimit, mirëpo ne nuk ishim aq të hollë dhe as të ditur sa të kuptonim se prania jote në shërbimin mjekësor në Bllok synonte të sillte vdekjen e tyre dhe çlirimin tonë.

Madje, edhe fotografitë e shumta që kishe bërë me anëtarët e Byrosë Politike, ne i merrnim, gabimisht si shenjë respekti dhe krenarie që gjendeshe pranë tyre dhe jo si tregues i përpjekjeve tua të holla për ” t’ua futur” me marifet, siç e bëre më vonë kur ata të dërguan si të besuarin e tyre për qetësimin e protestave studentore të shkaktuara dhe nxitura prej tyre.

Është për të ardhur keq që ti e pate vënë jetën tënde në rrezik duke lundruar me varkë në liqenin e Pogradecit dhe duke vozitur fëmijët dhe nuset e shokit Enver, gjithnjë me qëllim që t’i mbysje në ujë për të mos lënë trashëgimtarë, qoftë duke u mbytur edhe ti me ta. Guximi yt prej burri malësie duke qartë kur ti arrite me zgjuarsi dhe trimëri me depërtue deri në shtëpitë e tyre dhe të kaloje netë të tëra dimri i ulur në shiltet e familjes së shokit Enver, në pritje për t’ua bërë gjëmën si familje.

Po të mos kishte ardhë kjo kohë që kemi, askush nuk do të arrinte t’i kuptonte, pa lëre më t’i vlerësonte, sakrificat e tua për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

A të kujtohet shoki Salih kur të pata paralajmërue që të kesh kujdes me politikën se ajo ka rrëzue burra me za kudo në botë por ma ktheve se ti ishe ndryshe, dhe se kur ka sundue 15 vjet një injorant si Ahmet Zogu, ti do të rrije në pushtet shumë, shumë më gjatë ? Po kur të pata kujtue “ligjin e mohimit të mohimit ” a e mban mend, dhe ti m’u përgjigje se ai ishte shpikje e kriminelit Marks ?

Unë të pata tregue se Marksi nuk kishte aq mend me e shpikë atë ligj por ai, thjesht, e kishte konstatue dhe argumentue, mirëpo t’i më quajte me përbuzje ” komunist “, megjithëse e kishe ende në xhep atë teserën e anëtarësisë në PPSH.

Po, a e shikon more shoki Salih se po të del fjala ime dashamirëse, sepse edhe ty të “mohoi ” Lulzimi, biri yt moral e politik që e rrite me duart e tua dhe besoje se nuk kishe askënd më besnik se atë ? A e shikon pra se ti mohove shokin Enver dhe Lulzimi të mohoi ty, pra ndodhi mohimi i mohimit ?

Si patriot i yti, unë s’e prisja dhe as e dëshiroja këtë, megjithëse e di se një hall i madh e ka detyrua, ashtu si ty dikur në vitin 1990. Ty të detyroi nevoja për pushtet pasi ishte koha e ndryshimit të sistemit politik dhe nuk mund të bëhej kush sundimtar pa mohue shokin Enver.

Edhe Lulzimit sot ia futën të dy këmbët në një këpucë, duke i thënë: A don të vish në pushtet duke mohue e përjashtue shokin Salih apo don ta kalosh gjithë jetën nëpër çadra e bulevard duke tregue përralla dhe hedh shishe molotov mbi godinat shtetërore ? Dhe ai, nën shembullin tënd dhe si nxënës i yti, zgjodhi të parën pasi nuk është aq budalla sa të mos i pëlqejë pushteti.

Unë çuditem more shoki Salih se si ta bani Amerika me hile dhe të hodhi në koshin e plehërave pa kurrfarë dhimet. Po, a e harroi ajo kaq shpejt dashurinë tënde të pakufishme për të, përkushtimin tënd fisnik e të dëlirë për demokracinë dhe parimet e shtetit të së drejtës ?!

Unë nuk mund t’iu besoj syve dhe as veshëve kur shoh se ata që nuk lanë gur pa luajtur dikur për të të sjellë ty në pushtet, kanë filluar të luajnë gurë të tjerë për të të nxjerrë fare nga politika. Nuk i kanë luajtur ende të gjithë gurët, por kij kujdes se janë ca gurë të rëndë ende pa lëvizur të cilët as peshëngritësi, z. Meta nuk do të mund t’i largonte po i rrokullisën mbi ty. Lëre që ai as do afrohej për të t’i larguar pasi ndihet i sigurt se do t’i binin mbi kokën e tij.

Ai vërtetë të ka krahasuar me verën që sa më shumë rri, aq më e mirë bëhet, mirëpo z. Meta nuk e di se në kohën që verës i ndërrojnë shishen nuk duhet lënë me grykën hapur, ashtu siç ndodhi me ty kur kalove nga shishja e komunizmit në atë të antikomunizmit dhe, rrjedhimisht, u thartove e hidhërove deri në atë masë sa zemërove edhe të zotin e kantinës.

Kur sjell ndërmend përpjekjet e tua vigane për t’i qendruar sa më afër Sekretarit të Shtetit, z. Xhejms Bejkër në tribunën e Sheshit Skënderbej në qershor 1991 dhe tani përpjekjet e tua të mundimshme për ta dërguar në tribunalin e Francës Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, unë mahnitem nga zhvillimi dialektik i historisë që na kanë pas mësuar dikur krimineli Marks dhe banditi Lenin.

Besoj se tani edhe ti do të jesh bindur se rreziku anglo – amerikan paska ekzistue vërtetë dhe se tani ai është ende aq veprues saqë po të imponon një ” pleqëri me samar “, siç thoshin të parët e tu dhe të mitë dikur. Eh, more shoki Salih, sa e vështirë qenka jeta dhe sa i çuditshëm ky njerëzim i pabesë !

Unë po ndjek me vëmendje rrugëtimin tënd të quajtur “Fallxhorja” për ta sqaruar popullin e mashtruar mbi komplotin Soros – Rama – Basha dhe mbi vetëdijen tënde demokratike dhe të shkuarën e lavdishme të qeverisjeve tua.

Shqiptarët nuk të njohin mirë sepse, përndryshe, do të të bënin sërish sundimtar, ashtu siç kishin arritur të të njihnin ata të burgosurit ordinerë të Durrësit dhe Shkodres që u shprehën të gatshëm të rrëmbenin automatikun dhe, madje, të vdisnin për ty, veç të riktheheshe edhe një herë në pushtet për ta shpëtuar këtë popull të vuajtur e mosmirënjohës dhe për t’iu risjellë demokracinë e rrugës.

Unë mendoj se je në rrugë të mbarë por, në një vend ma prishe o shoki Salih. Ti, njeri me aq shumë mend, madje Skënderbeu i Tretë, sepse i dyti ishte shoki Enver, si ia lejon vetes ta urosh armikun e gjithë shqiptarëve, narkotrafikantin dhe Zografin bis Edi Rama të ketë fatin e paraardhësve të tij ?!

Po, a s’e din ti shoki Salih se paraardhësit e tij qendruan në pushtet gati 50 vjet dhe vdiqën në shtëpitë e tyre pasi kishin mbushur gati 100 vjeç?! A mos don ti që edhe tradhëtari më i madh i shqiptarëve Edi Rama të qendrojë në pushtet edhe tridhjetë vjet?! Mos more burri i malësisë, se na more në qafë ne demokratët dhe të gjithë shqiptarët!

Ti, a po kërkon që, larg, shumë larg qoftë, me shkue në botën tjetër pa e pa Ramën pa pushtet ?! A don me na ba me hanger bar ne demokratëve, siç tha ajo që mos iu përmendt emri ?!

Edhe një lutje kam në fund, o shoki Salih, megjithëse e di se nuk do të ma vësh veshin, ashtu siç bëre në vitin 1990. Mos e rëndo shumë Lulzimin pasi, në fund të fundit, siç tha edhe kjo amerikanja Kokalari, ashtu siç t’i dha ty shoki Ramiz (Alia ) çelësat e pushtetit në vitet ’90, edhe t’i ia besove Lulzimit në 2013.

Është tjetër punë që ai kishte ngatërruar derën dhe nuk mundi të hynte në zyrën kryesore të pushtetit, megjithëse pati shpallur ” Republikën e Re ” dhe veten ” kryeministri i ardhshëm” ! Në fund të fundit ai kishte besim se dera do i hapej sapo të përmendte emrin tënd dhe të tregonte se i përkiste shkollës berishiste.

Ashtu siç more ti vendimin e jetës tënde në dhjetor 1990, duke braktisur shokin Enver, edhe Lulzimi mori vendimin e jetës së tij, duke të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, por duke ruajtur gjithë trashëgiminë tënde të vyer politike, si aset i çmuar i partisë dhe i gjithë Shqipërisë.

Unë kam besim se ti do të fitosh, siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë besim ma shton edhe prania në krahun tuaj e profesorit me të ardhme të ndritur z. Tritan Shehu. Vetëm një gjë më trishton. Edhe pse gjallë dhe i fortë, kundër teje po dalin mjaft bij të tu. Merre me mend çfarë do të ndodhë kur, larg qoftë, ti të mos jesh më midis nesh.

Gjithësesi, në ndodhtë kjo gjë, sepse njerëz jemi, mbaj lidhje me Salianjin sepse ai ka eksperiencën me Babalen dhe do të të informojë vazhdimisht mbi tradhëtarët dhe grupet armiqësore që do të shpallen armiq të hershëm, por të kamufluar të veprimtarisë tënde. Gjithashtu, Salianji do të ketë mundësinë edhe të të njoftojë prej këtej kur shteti amerikan ta heqë statusin ” non grata” dhe, madje të kërkojë falje për gabimin e bërë. Sepse, njerëz janë edhe amerikanët. Edhe ata gabojnë, sidomos kur të akuzojnë ty.