“Eh… Behari shkretë ç’o tu heq…”
Ermal Mamaqi, në filmin e tij të ri, ka ndarë detaje dhe foto nga filmi i tij më i ri
Pak kohë më parë Ermal Mamaqi zbuloi edhe personazhet e njohur që ka vendosur që t’i bëjë pjesë të filmit të tij të dytë.
Mes tyre është edhe aktori i mirënjohur, Behar Mera e krahas saj shkruan: “Mjeshtri i humorit Behar Mera do të jetë një nga protagonistët e “I love Tropoja””.
Behari shfaqet i veshur si polic dhe me siguri ky do të jetë edhe roli i tij, të cilin edhe më herët e kemi parë në këtë rol. Ndërsa sot ai është parë në rool me këngëtaren e njohur, Enca Haxhia.
Pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia.