osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Egjipti sekuestron anijen që bllokoi Kanalin e Suezit, i kërkon 900 mln dollarë për dëmin ekonomik

Egjipti sekuestron anijen që bllokoi Kanalin e Suezit, i kërkon 900 mln dollarë për dëmin ekonomik

Autoritetet egjiptiane kanë sekuestruar anijen masive të mallrave, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë muajin e kaluar, pas një mosmarrëveshje mbi dëmet financiare.

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi pronarin japonez të anijes, Shoei Kisen Kaisha, të paguante 900 milionë dollarë dëmshpërblim si rezultat i humbjeve të shkaktuara kur “Ever Given” me flamurin panamez ndaloi trafikun detar nga kalimi përmes rrugës kryesore të tregtisë globale.

Fatura e majme përfshin gjithashtu tarifat e mirëmbajtjes dhe kostot e operacionit të shpëtimit, njoftoi media shtetërore Al Ahram.

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi punoi gjatë gjithë kohës për të zhvendosur anijen nga brigjet e kanalit. Ajo mbeti e bllokuar në mënyrë diagonale në arterien e ngushtë, por thelbësore tregtare globale gjatë një stuhie rëre më 23 mars, duke vënë në lëvizje një përpjekje gjashtë-ditore nga personeli egjiptian dhe specialistët ndërkombëtarë të shpëtimit për ta zhvendosur.

Bllokimi i Kanalit të Suezit bllokoi çdo ditë ngarkesa me vlerë prej 9.6 miliardë dollarësh mes Azisë dhe Evropës. Kanali është ekonomikisht jetësor për Egjiptin, i cili humbi nga 12 deri në 15 milionë dollarë të ardhura për çdo ditë që ai ka qenë i mbyllur.

Më shumë se 400 anije u bllokuan të kalonin përmes korsisë kryesore të transportit kur Ever Given u përplas më 23 Mars. Rrethanat që çuan në këtë situatë po hetohen veçmas nga autoritetet egjiptiane.