Sali Berisha deklaroi sot në një takim të foltores së tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se nuk do të pranojë që Basha të jepte dorëheqje, por se demokratët do ta hiqnin atë.
Ky pohim erdhi pasi thirrjes që sekretari i FRPD-së Rigels Muçollari i bëri kreut të PD-së, që të jepte dorëheqje nga posti. Muçollari tha se Basha me vendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve brenda FRPD-së, po intimidon demokratët.
“Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë.
Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj”, deklaroi Muçollari.
Sakaq, Berisha ndërhyri duke u shprehur se: “Jo, nuk do ta lejojmë të jap dorëheqjen jo, do ta heqim”.