Tashmë kemi të konfirmuar dy finalistë të Big Brother dhe ata janë Efi me Luizin. Pas përfundimit të prime, Qetsori ka biseduar me Luizin duke i thënë këtij të fundit se Efi nuk e meritonte finalen. Megjithatë Luizi e ka kundërshtuar duke thënë se ajo e meritonte plotësisht.
”Kush e meritonte Bledi?! Kiara nuk do shkonte në finale, ajo erdhi këtu për mua dhe ka dashur disa herë të dalë”, thotë Luizi.
Por mesa duket Qetsori është mërzitur pasi këtë vend të sigurt në finale ka pretenduar që publiku do t’ja jepte atij.